LAJMI I FUNDIT:

Meridian Express, Meridian Kitchen dhe Buka Bakery tani edhe në Royal Mall

Meridian Express, Meridian Kitchen dhe Buka Bakery tani edhe në Royal Mall

Rrjeti marketeve në Kosovë, tani po zgjerohet edhe me një lokacion të ri, përkatësisht në qendrën më të re tregtare në kryeqytet, Royal Mall
Kryeqytetit, Prishtinës, iu shtua një qendër e re tregtare. E para e llojit të tillë brenda qytetit, Royal Mall me një hapësirë prej më shumë se 15,000 metra katrorë padyshim se do të shndërrohet në njërin nga destinacionet më të dashura për shopping në kryeqytet. Në këtë qendër, po vjen edhe pika më e re e Meridian Express, Meridian Kitchen edhe Buka.

Royal Mall u hap më 21 qershor dhe në të mund të gjenden brendet më të mëdha ndërkombëtare si: Michael Kors, Puma Store, Calzedonia, Hugo Boss, Intimissimi e shumë brende tjera. Ndër to, në Royal Mall do të hapet edhe pika më e re e Meridian Express, Meridian Kitchen dhe Buka Bakery. Kjo pikë ju ofron mundësinë ideale që në një vend ti gjeni të gjitha produktet që ju duhen në hapësirat e Meridian Express, të ushqeheni shëndetshëm dhe të provoni receta nga kuzhinat më të njohura botërore në Meridian Kitchen, si dhe të zgjidhni nga bukët dhe pjekurinat e shumëllojshme dhe gjithmonë të freskëta në Buka Bakery.

Duke përcjellur konceptin e fundit të aplikuar në pikën e Meridian në Arbëri, tani edhe në Royal Mall klientët tanë do të kenë mundësinë të ndjejnë rehatinë, përkujdesin e stafit tonë dhe dashurinë me të cilën ne i qasemi punës sonë çdo ditë.

Ne në Meridian gjithmonë jemi në kërkim të mundësive të reja që të jemi sa më afër klientëve tanë dhe tu ofrojmë atyre krejt çka ju duhet në një ambient të veçantë dhe gjithmonë mikpritës. Ndër vite kemi punuar që në ambientet tona të dominoj komoditeti, kualiteti i lartë i produkteve të ofruara, shërbimi profesional i stafit tonë dhe pastërtia, e krejt këto na veçojnë nga çdo vend tjetër në kryeqytet.

Na vizitoni në pikën tonë më të re në qendrën tregtare Royal Mall, në Rrugën B, më 30 qershor, në ora 10:00. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar