Njëra ndër kompanitë më të vjetra private dhe më të mirënjohura në Kosovë, Meridian Corporation, pranohet si anëtare e Forumit Ekonomik Botëror (World Economic Forum), me seli në Gjenevë të Zvicrës.
Meridian Corporation është kompania e vetme kosovare e cila do ta përfaqësojë vendin në FEB, ndërsa anëtarësimi i saj në Forumin Botëror Ekonomik vjen si mirënjohje për rolin dhe kontributin e kompanisë në përmirësimin e ambientit ekonomik dhe social në vendin tonë.
E themeluar 26 vjet më parë, Meridian Corporation është kompani distribuimi e cila ka fokus të veçantë sektorin e ushqimit dhe pijeve. Në kuadër të Meridian Group janë edhe njësitë e suksesshme të biznesit sikurse rrjeti i marketeve Meridian Express, Meridian Kitchen dhe Buka Bakery.
Për Meridian Corporation, anëtarësimi në FEB nënkupton konfirmim të pozitës së saj udhëheqëse në treg si dhe mundësi të reja të jashtëzakonshme për ndërveprim me liderë të tjerë të shumtë të industrisë, akademinë dhe ekspertët e shumtë që janë në dispozicion nga FEB, për ta avancuar edhe më tej kompaninë dhe operimet e saj në treg.
Anëtari i Bordit të Meridian Corporation, njëherit kryeshef ekzekutiv i Meridian Express, Agon Gashi, shprehu krenarinë e tij me faktin që Meridian po arrin të depërtojë përtej kufijve të një tregu të vogël si ai kosovar dhe po arrin që me meritë të renditet si e barabartë në listën e anëtarëve dhe korporatave multinacionale që janë pjesë e këtij forumi të suksesshëm botëror. “Meridian Corporation do të vazhdojë të jetë kompani model nga Kosova, e cila e përfaqëson tregun tonë por edhe atributet më të mira të të bërit biznes nga vendi ynë në Forumin Ekonomik Botëror”, tha Gashi.
E themeluar si fondacion në vitin 1971, Forumi Ekonomik Botëror është një organizatë e pavarur ndërkombëtare e cila angazhohet për të përcaktuar sfidat, zgjidhjet dhe veprimet, gjithmonë në frymën e qytetarisë globale, ndërsa është edhe në shërbim të ndërtimit te komuniteteve të qëndrueshme përmes një koncepti të integruar të takimeve të nivelit të lartë, rrjeteve të hulumtimit, grupeve të punës dhe bashkëpunimit digjital. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Diaspora solli në Kosovë mbi 112 milionë euro gjatë marsit
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre