LAJMI I FUNDIT:

I MËRGUAR NË ATDHE

I MËRGUAR NË ATDHE

Poezi nga: Nehat S. Hoxha

O moj Botë e lumja Botë
Në sytë e tu a nuk ke lot
Për të qarë për të qarë
Me vaje për ç’më ka ngjarë
Në vendin tim plot pikëllim
Ku gjëmon e oshtëtin
Ku qan Nëna përmbi dhe
Mbi kokë djali besë e fe
Ti ku je moj ti ku je
Si s’e sheh moj si s’e sheh


Dhjetëqindvjet moj dhjetëqindvjet
Me kufij në tokë e det
S’mund të shihet me vëllanë
Ndaj e ndanë dhe e ndanë
Me sinorë e sinorë
Ku ndrin dielli bie borë
I kërkojnë pasaporta
Kur i shkon biri ke porta
A ke parë mbi këtë dhe
Mërgimtarë në atdhe

Na dhe jetën na dhe Torën
Shenjtin Libër edhe shkollën
Ku na njeh dhe gur i thatë
Na dhe besë na dhe Kur’an
Këngë Kreshnike dhe Rolan
Nibelung ah e bung
Për t’na bërë gur e cung
Për t’na thënë të pa fe
Pse mërgohemi në atdhe

I mbrujtur me kuq e bardh
Me zemër e me karar
Kisha marrë udhën e Botës
Me trastën e dijes mbarë
Kaq qindvjeç që isha bërë
Terr e dritë më kishin vrarë
Hesoid, Homer Eskil
Virgjil Dante e Shekspir
Rrugës më pikonin ar
E ti Botë s’më kishe parë

I veshur me Lord Bajron
Edgar Po edhe Milton
Me De Radë e me Pushkin
Me Konicë e me Naim
Seç stolisa oda bote
Ku ndrinte fytyra jote
Por pas shpine se ç’më nxinte
Err karpatesh tek më vinte
E ti bëje sikur s’sheh
Ç’më ndodhte në atdhe

O moj Botë e lumja Botë
Në sytë e tu a nuk ke lot
Për të qarë siç qaj unë
Për këtë punë dreq-o-punë
Zogj degdisim në mërgim
Ne mërgohemi në atdhe
E na shtypin me rrëmbim
E ti bëhesh sikur s’je
Deri kur moj deri kur
S’do të jesh me ne

Unë me Shtatë nga antika
Të thur vargje s’të ngul thika
Ndaj t’i njoh të Shtatë çudirat
Gjuhët Tempjut gjithë të mirat
Mere mundin ndalo turpin
Nga plagët ma shëro trupin
Si shumë më ke rënduar
Në dhe timin jam i huaj
Provo vallen ti me mua
Do të shohësh sa të dua

Në trend Kultura

Më shumë
PLAK BUDALLA

PLAK BUDALLA

Fjala+
Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë

Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë

Kulture
Russell dhe Wittgenstein: Miqësia e pamundur!

Russell dhe Wittgenstein: Miqësia e pamundur!

Kulture
BIR

BIR

Poezi
Bisedat me “Bob Dylanin” në internet: Mashtruesit që kërkojnë para!

Bisedat me “Bob Dylanin” në internet: Mashtruesit që kërkojnë para!

JIM

JIM

Fjala+
Kalo në kategori