Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari shpreh shqetësimin për injorimin e mërgatës shqiptare për të dërguar fëmijët e tyre që të mësojnë në gjuhën shqipe, me pretekstin se gjuha shqipe është pengesë për të arritur njohuri në gjuhën vendase.
Përmes një komunikate për media, Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari, kërkon nga mërgata shqiptare në Gjermani, përfshirë edhe shoqata dhe biznese që të ngrenë zërin kundër kësaj dukurie, pasi fëmijët e mërgimtarëve nuk duhet të harrojnë gjuhën shqipe, identitetin dhe kulturën kombëtare-shqiptare.
“Ne si KMPGJSH, me të gjitha sfidat e mëdha, së bashku me Këshilla të Prindërve, mësues/e, me përkrahjen e pjesshme të përfaqësuesve Konsullor të të dy shteteve shqiptare në Munih, kemi arritur suksese të dukshme dhe jemi në rrugëtimin e suksesit dhe shpresojmë se viti i ardhshëm të na gjejë më të bashkuar dhe me një ngritje më të lartë të vetëdijesimit të mërgatës për shkollën shqipe. Fëmijët mërgimtarë duke i mësuar shkronjat, hartën, historinë e atdheut, duke folur shqip me prindërit, do të jenë më afër atdheut të tyre”, thuhet në komunikatë.
KMPGJSH-ja është mirënjohëse për çdo ndihmë dhe bashkëpunim të secilit biznes e shoqatë, ndërkohë që u bën thirrje institucioneve në Prishtinë dhe Tiranë që t’i bashkohen përpjekjeve për vetëdijesimin e bashkatdhetarëve për mësimin e gjuhës shqipe, pasi në këtë mënyrë do të ruhet gjuha, kultura dhe identiteti te fëmijët mërgimtarë.
Njëherësh Këshilli në fjalë falënderon Fondacionin “BESA” që u ka dalë shumë herë në ndihmë bashkatdhetarëve, ku vetëm në nëntor të këtij viti ndau 1400 euro dhe një printer për pagën e mësimdhënësve, por edhe për gatishmërinë për të përkrahur dhe sensibilizuar bashkatdhetarët lidhur me projektin për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe, duke iu dhënë kurajë KMPGJSH-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City