Diaspora kosovare është renditur e treta në botë sa i përket dërgimit të parave në vendin e origjinës në vitin 2021.
Sipas vlerësimeve nga përmbledhja e Bankës Botërore për Migrimin dhe Zhvillimin, niveli i remitencave ka qenë 16.7 për qind e GDP-së.
Sipas tabelës së Bankës Qendrore, nga periudha janar – gusht gjithsej 860.4 milionë është vlera e dërgesave nga jashtë vendit për në Kosovë.
Në anën tjetër, përmbledhja e Bankës Botërore për Migrimin dhe Zhvillimin që u publikua sot thotë se remitecat drejt vendeve me të hyra të ulëta dhe të mesme pritet të jenë rritur për 7.1 për qind, duke kapur vlerën prej 587 miliardë dollarë amerikanë në vitin 2021, shkruan Kallxo.com.
Sipas vlerësimeve të tyre, ky kthim në rritje është më i fuqishëm se vlerësimet më të hershme dhe vjen në vazhdën e reziliencës së flukseve në vitin 2020, kur remitancat ranë për vetëm 1.9 për qind, përkundër recesionit të rëndë global për shkak të COVID-19.
Tutje thonë se për të dytin vit radhazi flukset e remitencave drejt vendeve me të hyra të ulëta dhe të mesme (përjashtuar Kinën) pritet ta tejkalojnë shumën e investimeve të huaja direkte (IHD) dhe të ndihmës së huaj zhvillimore.
Kjo nënvizon rëndësinë e remitencave si mjet shpëtimi me rëndësi kritike, sepse ato mbështesin shpenzimet e amvisërive për artikuj esencialë, si ushqimi, shëndeti dhe arsimi, gjatë periudhave të vështirësive ekonomike në vendet e origjinës së migrantëve.
“Flukset e remitencave nga emigrantët u janë shtuar bindshëm programeve për transfere të parave të gatshme të zbatuara nga qeveritë si mbështetje për amvisëritë që vuajnë nga vështirësitë ekonomike gjatë krizës së COVID-19. Lehtësimi i fluksit të remitencave për sigurimin e ndihmës për buxhetet e rënduara të amvisërive duhet të jetë komponent kyç i politikave të qeverive për mbështetjen e rimëkëmbjes globale nga pandemia”, u shpreh Michal Rutkowski, drejtori global i Bankës Botërore për Mbrojtjen Sociale dhe Vendet e Punës.
Faktorët që kontribuojnë në rritjen e fortë të remitencave janë vendosmëria e migrantëve për t’i mbështetur familjet e tyre në kohë nevoje, ndihma e siguruar nga stimujt fiskalë dhe programet për mbështetje të punësimit të zbatuara në vendet e destinacionit, të cilat e kanë mbështetur aktivitetin ekonomik.
Remitencat shënuan rritje të fortë në shumicën e rajoneve.
Ato pritet të vazhdojnë të rriten për 2.6 për qind në vitin 2022 në përputhje me parashikimet makroekonomike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes
Po, po 31 vetura Dacia Logan shpërblim për konsumatorët nga ETC
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti
Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim
Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl", pritet të investojë në Kosovë - Qeveria ia propozon tri lokacione strategjike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi