LAJMI I FUNDIT:

Mercedesi zbret çmimet në tregun kinez

Mercedesi zbret çmimet në tregun kinez

Në një përpjekje për të përmirësuar shitjet e deritanishme zhgënjyese të gamës së saj të veturave elektrike EQ në Kinë, Mercedes ka njoftuar ulje çmimesh për modelet EQE dhe EQS.

Mercedes-Benz EQE tani kushton 478 mijë juanë (67,432 euro) pasi është dhënë një zbritje prej 50 mijë juanë (7,054 euro).


Mercedes-Benz EQS mori një zbritje edhe më të madhe, tani me çmim 956 mijë juanë (134,864 euro), që është 234 mijë juanë (33,011 euro) më pak se më parë.

Nga ana tjetër, çmimet për pjesën tjetër të linjës EQ (EQA, EQB dhe EQC) mbeten të pandryshuara.

Bloomberg raporton se uljet e çmimeve pasuan një periudhë shitjesh të dobëta. Në mënyrë specifike për EQS, numrat në Kinë janë çuditërisht të ulëta, duke zbritur deri në 100 dërgesa në muaj në disa raste.

Një pjesë e problemit lidhet me hapësirën e kufizuar të kokës për pasagjerët e pasmë për shkak të vijës së pjerrët të çatisë. Ky është një faktor i rëndësishëm për blerësit kinezë në segmentin premium që preferojnë të ulen në pjesën e pasme.

Një përfaqësues i Mercedes tha se kompania “vëzhgon dhe analizon vazhdimisht tendencat dinamike të tregut, duke përfshirë pozicionimin aktual të prodhuesve të tjerë në segmentin e luksit.

Bazuar në këtë, Mercedes-Benz po ripozicionon disa modele EQ në Kinë”.

Mercedes shiti rreth 8,800 vetura elektrike në Kinë midis janarit dhe korrikut të këtij viti.

Përveç Mercedesit, Tesla gjithashtu njoftoi së fundmi ulje çmimesh në Kinë për të rritur shitjet dhe për t’u bërë më konkurrues ndaj një numri në rritje të rivalëve vendas.

Shifrat sugjerojnë se kjo po bëhet gjithnjë e më e vështirë, me 80 për qind të shitjeve të automjeteve të reja elektrike të Kinës gjatë shtatë muajve të vitit 2022 për prodhuesit vendas të automjeteve. /Telegrafi/