LAJMI I FUNDIT:

Mercedes do të heqë brendimin “EQ” në veturat e tyre elektrike duke filluar nga viti i ardhshëm

Mercedes do të heqë brendimin “EQ” në veturat e tyre elektrike duke filluar nga viti i ardhshëm

Emrat e veturave elektrike, dhe brendimi i tyre në përgjithësi, ka qenë rrëmujë mjaft e madhe në të gjithë industrinë këto vitet e fundit. Mercedes ka qenë një nga shkelësit më pak të këqij në këtë fushë, megjithatë.

Ndonëse “EQ” nuk është marka më e mirë përreth, mënyra se si u përdor kishte kuptim, sapo ta kuptoni idenë. “EQ” nënkuptonte një Mercedes elektrik dhe shkronja pasuese do t’ju kthente në “Klasse” tradicionale. Pra, EQA për A-Klasse-në e re, EQS për S-Klasse-në e re, elektrike, e kështu me radhë.


E megjithatë, kompania tani përflitet se ka vendosur të heqë prefiksin “EQ” nga modelet e ardhshme të veturave elektrike. Sipas të përditshmes gjermane Handelsblatt, duke filluar nga fundi i vitit 2024 nuk do të ketë më Mercedes EQ, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.

Arsyeja thuhet se ka të bëjë me kompaninë që hyn “all-in” me veturat elektrike duke e bërë të tepërt brendimin EQ. Nëse veturat elektrike janë të vetmet që Mercedes do të shesë, nuk ka kuptim të dallojmë makinat elektrike Mercedes me brendin shtesë EQ. Dhe duke pasur parasysh fokusin e drejtorit ekzekutiv Ola Kaellenius vetëm te veturat elektrike, e tëra kjo ka kuptim.

Një zëdhënës i Mercedes dha një deklaratë për këtë çështje: “Me qëllimin që marka jonë mëmë Mercedes-Benz të bëhet plotësisht elektrike deri në fund të dekadës, ne do të përshtatim pozicionimin e veturave dhe kështu përdorimin e brendit në përputhje me periudhat e ndryshme, por momentalisht është ende herët për detaje të tjera mbi këtë çështje”.

Pra, nëse keni zhvilluar një nivel të lidhjes emocionale me shkronjat E dhe Q në lidhje me veturat luksoze elektrike gjermane të nivelit të lartë, keni pak më pak se dy vjet për t’i shkëputur ato lidhje përgjithmonë. /Telegrafi/