Mercedes ka publikuar “teaserin” e versionit të ri-stilizuar cabrio të klasës prestigjioze S, në prag të premierës në auto-sallonin e ardhshëm të Frankfurtit.
Përveç versionit të limuzinës, edhe modeli me tavan të hapur do të pësojë ndryshme kozmetike në eksterier.
Në kabinë po ashtu priten avancime të caktuara, të cilat pritet të përfshijnë edhe dy ekrane të reja 12,3 inç me rezolucion të lartë- njëri në vend të tabelës instrumentale dhe tjetri në qendrën për nevoja të sistemit multi-medial.
Kur bëhet fjalë për sistemin e asistimeve, aty pritet të jetë teknologjia e avancuar DISTRONIC Active Proximity Assist, Active Steer Assist, Active Lane Change Assist, Active Emergency Stop Assist dhe Traffic Sign Assist. Pronarët e ardhshëm po ashtu presin të llogaritin edhe në sistemin e ri për parking, i cili i mundëson vozitësit që të parkohet me ndihmën e telefonit të mençur, madje edhe nëse nuk ndodhet në veturë.
Ndryshimet do të përfshijnë edhe motorizimin dhe përzgjedhja e njësive motorike do të merret nga klasa S e ridizajnuar e limuzinës.
Duhet llogaritur në bi-turbo 3.0 V6 me 367 kuaj fuqi, bi-turbo 4.0 V8 me 469 kuaj fuqi. Në krye të ofertës do të jetë S63 me bi-turbo 4.0 V8, i cili ofron 612 kuaj fuqi. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”
Bashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!
YouTuberi i famshëm shkatërroi McLaren me vlerë mbi një milion dollarë
BMW prezantoi një "asistent të automatizuar të ndërrimit të marsheve" në motoçikleta
Çifti e shndërron autobusin e shkollës në një shtëpi për të jetuar
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak