LAJMI I FUNDIT:

Mercedes prodhoi të 300 mijtin G-Wagon (Foto)

Mercedes prodhoi të 300 mijtin G-Wagon (Foto)

Prej se ka hyrë në prodhim në Graz të Austrisë më 1979, modeli G-Wagon ka qenë mjaftë i kërkuar dhe i dashur për blerësit.

Me kalimin e kohës, Mercedes ka bërë ndryshime të lehta që te jetë në hap me zhvillimet moderne, por nuk ia ka ndryshuar pamjen, transmeton Telegrafi.

I njëjtë ka qenë edhe modeli i 300 mijtë që doli nga kjo linjë prodhimi, që do të dërgohet në muze dhe nuk është për shitje.

Atë kanë mundësi ta shohin nga afër, pjesëmarrësit në Frankfurt Motor Show që zhvillohet në shtator, së bashku me modelet e reja të G-Wagon dhe G-Class.

Për dallim nga paraardhësit që për 38 vjet ishin të njëjtë, makinat e reja pritet të kenë dallime të dukshme. /Telegrafi/