LAJMI I FUNDIT:

Mercedes me plane shumë më ekstreme se që është menduar (Foto)

Mercedes me plane shumë më ekstreme se që është menduar (Foto)

Fitime sa më të mëdha nga shitje, shënjestra kryesore e kompanisë

Ka aq shumë modele nga Mercedes, sa që është e vështirë të numërohen, transmeton Telegrafi. Asnjëherë nuk është menduar se shtimi i modeleve do të ndalonte, ndërsa duket kompania ka arritur një nivel të vështirë.


Derisa i shet 15 modele, si dhe shumë verzione të tyre, Mercedes konsideron t’i largojë disa nga verzionet e modeleve që shiten më ngadalë, të cilat vijnë nga C-Class, S-class dhe tashmë të larguarat nga SLC. Gjatë një interviste për Reuters, Dieter Zetsche që është shef i ri i Mercedes, ka bërë të ditur se është i zhgënjyer me fitimet nga shitjet, si dhe shpenzimet për makinat e reja elektrike.

“Jemi duke shqyrtuar shumë aspekte, si kostot fikse dhe të ndryshueshme, shpenzimet materiale dhe të personelit, projktet investuese, integrimin vertikal dhe procesin e vargut” ka thënë Zetsche. Derisa shumë kompani, mundohet të zvogëlojnë stafin, të ulin shpenzimet dhe të rrisin prodhimin për të fituar më shumë, Mercedes ka plane shumë më ekstreme, se që është menduar më parë.

“Tashmë kemi nënshkruar projekt me BMW, që të krijojmë platformë të përbashkëta, për makinat elektrike. Shumë pjesë të veturave, që kanë të bëjnë me pjesët me fibra karboni, do t’i blejmë të gatshme” ka njoftuar drejtori i ri. Në këtë mënyrë, Mercedes planifikon të përfitojë më shumë në të ardhmen, për ta mbajtur kompaninë në cilësinë që e ka tani. /Telegrafi/