LAJMI I FUNDIT:

Mercedes GLE ka nisur të largojë shtresat e kamuflazhit (Foto)

Mercedes GLE ka nisur të largojë shtresat e kamuflazhit (Foto)

Veturës që do të rivalizojë me BMW X6, po i bëhen rregullimet e fundit

Muaj më parë, Mercedes e lansoi GLE SUV që të rivalizojë me BMW X6, ndërsa ishte vetëm çështje kohë kur do të sillte edhe versionin kupe të GLE, që të përballet me BMW X6, transmeton Telegrafi.


Deri më tani, e kemi parë teksa testohej me shtresa kamuflazhi, ndërsa së fundmi po fillon të zbulohet duke larguar disa prej këtyre shtresave.

Shfaqja në plotësi e dy dyerve, mjafton që të shihet linjat që do të ketë kjo në tërësi. Baza më e gjerë e rrotave, i mundëson hapësirë të brendshme më të mëdha, derisa tavani më i lartë edhe më shumë rehati në qëndrim.

Në brendësi të kupesë Mercedes GLE do të jetë sistemi fundit IMBUX, që vjen me një ekran 12.3 inç, si dhe pjesën digjitale për informim, që ka të njëjtin format.

Nuk ka ende ndonjë datë të prezantimit të kësaj makine, që mendohet se mund të shfaqet gjatë shtatorit në Frankfurt Auto Show. /Telegrafi/