LAJMI I FUNDIT:

Mercedes-Benz ridizajnon AMG GLC 43

Mercedes-Benz ridizajnon AMG GLC 43

Edhe pse u njoftua se Mercedes-Benz do të heqë dorë nga versioni AMG i versionit më të dobët të SUV GLC, kjo nuk ndodhi.

Pas GLC të ridizajnuar në fillim të këtij viti dhe GLC Coupe me AMG GLC 63, tani arrin versioni i ridizajnuar i versionit AMG standard dhe coupe.


AMG GLC 43 gjithashtu ka marrë një maskë standarde Panamericana.

Sa i përket enterierit, ndryshimi kryesor është sistemi multimedial MBUX i gjeneratës së fundit, timonit të ri drejtues dhe materialeve më kualitative.

AMG GLC 43 vazhdon të zhvillojë një motor bi-turbo 3.0 litra V6, por fuqia u rrit nga 367 në 390 kuaj fuqi.

Fuqia transmetohet në të gjitha boshtet nga sistemi 4Matic nëpërmjet një transmetimi automatik me nëntë shpejtësi.

Edicioni i ri i AMG GLC 43 përshpejton nga 0-100 km/h në më pak se pesë sekonda, posedon paketë opsionale S me rrota dhe goma 21 inç me performancë të lartë, kështu që në këtë rast shpejtësia maksimale rritet në 250 km/h.

Ende nuk dihet çmimi i AMG GLC 43 të ri.