LAJMI I FUNDIT:

Mercedes-Benz G500 “lodër”, mund të blihet nga të gjithë (Foto)

Mercedes-Benz G500 “lodër”, mund të blihet nga të gjithë (Foto)

Modeli G500 është shumë i pëlqyer, por jo të gjithë kanë mundësi të paguajnë afro 200 mijë euro për këtë veturë.

Por, Mercedes ka menduar edhe për këtë kategori të njerëzve, që mund të kenë imitimin e kësaj makine, edhe pse 18 herë më të vogël, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për një lodër që do të ketë çmim të ulët, megjithëse ende nuk është bërë e ditur sa kushton, vetëm se është thënë se mund të blihet nga të gjithë.

Ky SUV i vogël është krijuar me të gjitha materialet sikur origjinali, ndërsa është kushtuar rëndësi e madhe për detaje dhe përfundime.

Lodrat që dalin së shpejti në treg, i paraprijnë modelit të ardhshëm nga kjo linjë e prodhimit që lansohet në Detroit Auto Show. /Telegrafi/