LAJMI I FUNDIT:

Mercedes-AMG Project One do të ketë dyer që nuk janë parë kurrë më parë (Foto)

Mercedes-AMG Project One do të ketë dyer që nuk janë parë kurrë më parë (Foto)

Prodhuesi gjerman Mercedes, që e ka publikuar para pak kohësh një siluetë që tregon për modelin AMG Project One, ka thënë se do të jetë një makinë që dallon shumë nga të tjerat.

Deri më tani ka pasur shumë spekulime dhe ilustrime, që tregojnë se çfarë forme do të ketë, të cilat nuk janë komentuar nga zyrtarët e kompanisë, transmeton Telegrafi.


Por, ajo që nuk shihet në siluetën e publikuar është dera dhe pikërisht kjo, thuhet se është aq e veçantë, sa që nuk është parë kurrë më parë.

Pos formës ndryshe, dyert e këtij modeli pritet të kenë edhe sistem më ndryshe të hapjes.

Sipas disa informatave të fundit, Project One që lansohet në fund të vitit, ka ADN krejtësisht ndryshe nga makinat e zakonshme, por nuk dihet për çfarë bëhet fjalë. /Telegrafi/