LAJMI I FUNDIT:

Mercedes-AMG GT R Black Series vazhdon testimin, vozitet në pistë me një krah gjigant

Mercedes-AMG GT R Black Series vazhdon testimin, vozitet në pistë me një krah gjigant

Krah gjigant në pjesën e pasme, që tregon se do të jetë një makinë shumë e fuqishme

Javën e kaluar, e kemi parë Mercedes-AMG GT R Black Series, derisa po testohej, ndërsa kishte dukje shumë agresive dhe hapësira të mëdha për ajrosje, transmeton Telegrafi.


I njëjti model ka vazhduar testimin, kësaj radhe në pistë, ku është vozitur me një krah gjigant në pjesën e pasme, që tregon se Mercedes po ia teston nivelet e ndryshme të aerodinamikës.

Nëse shikohen me kujdes, krahu është i ndarë në dy pjesë, duke mundësuar që makina të lëvizë sa më poshtë, kur shpejtësia të jetë e lartë.

Ky është AMG më i fuqishëm deri më tani, kur të prezantohet më 2020 me 700 kuaj fuqi, do të rivalizojë me Porsche 911 GT2 RS, që është një makinë shumë e mirë. /Telegrafi/