Stresi dhe brengat janë diçka me të cilat të gjithë ne ballafaqohemi ndonjëherë. Kur ndodh shumë shpesh, kjo gjë mund të bëhet shprehi e cila vështirë hiqet.
Madje, truri juaj mund të ngec në një gjendje ku filloni të brengoseni shumë lehtë për gjëra të ndryshme, transmeton Telegrafi.
Por, fatmirësisht ka disa mënyra se si mund ta ushtroni trurin që të mos brengoseni thuajse fare hiç.
Nëse e keni një shprehi të tillë të brengosjes dhe dëshironi ta hiqni, atëherë metodat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë ta ushtroni trurin për të m u brengosur më!
Identifikoni shkaktarët
Para se t’i hiqni brengat nga jeta juaj, fillimisht duhet t’i dini shkaktarët e tyre. Secilën herë që e gjeni veten duke u brengosur, mendoni se çfarë mund ta ketë nxitur atë brengë apo stres që po e ndjeni. Ndonjëherë arsyeja prapa ndjenjave të tilla mund të mos jetë e qartë, kështu që hyni thellë në mendime derisa ta gjeni. Posa t’i keni zbuluar shkaktarët e brengave dhe streseve, ju mund të punoni në eliminimin e tyre!
Shkruajeni se çfarë po ju brengos
Kur jeni duke u ndjerë të brengosur, ju mund të keni miliona mendime që sorollaten në tru njëherazi. Duke e ngarkuar trurin me shumë mendime, ju vetëm sa i keqësoni ndjenjat e brengave dhe stresit. Kur të ndodh kjo, më së miri është t’i shkruani mendimet sepse kështu e keni më të lehtë t’i zgjidhni.
Bëni ushtrime fizike
Studimet e shumta kanë treguar se ushtrimet e rregullta fizike janë çelësi për një shëndet të mirë mendor. Stërvitjet ndihmojnë në lirimin e tensionit dhe stresit, e gjithashtu janë të mira për heqjen e zemërimit.
Meditoni shpesh
Meditimi është përdorur me shekuj të tërë si mënyrë për ta pastruar mendjen dhe për ta gjetur paqen e brendshme. Siç ka thënë edhe Buddha: “Nëse jeni mjaftueshëm të qetë, ju do ta dëgjoni rrjedhën e universit. Do ta ndieni ritmin e tij. Ndiqeni këtë rrjedhë. Lumturia është para. Meditimi është çelësi”. Pra, mundohuni ta shfrytëzoni meditimin si mënyrë për ta mirëmbajtur paqen dhe për t’i larguar brengat.
Mbajeni trupin të shëndetshëm
Nuk thonë së koti që mendja e shëndoshë gjendet në trup të shëndoshë! Si mund ta ndjeni veten të qetë kur trupi është duke ju bërtitur të kujdeseni për të? Ushqehuni mirë, shmangni substancat e dëmshme dhe pushoni mjaftueshëm. Nëse i bëni këto gjëra, do ta kuptoni se e keni më të lehtë ta ndalni veten duke u brengosur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si t’i njohim meshkujt nga gishtat e këmbëve?
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet
Tetë dobësitë më të mëdha të shenjës së Demit, sipas një astrologu
Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren

Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania