Mënyra unike se si kjo grua kërkoi pushim nga puna bëhet virale

Një kërkesë e thjeshtë u shndërrua në një moment viral pasi një grua zgjodhi një mënyrë qesharake për t'u kërkuar shefave të saj pushim.
Mënyra unike e një gruaje për t'u kërkuar shefave të saj pushim është bërë virale në internet, duke marrë lëvdata nga mijëra përdorues të rrjeteve sociale për kreativitetin dhe humorin e saj.
Në vend që të dërgonte një email zyrtar ose të fliste drejtpërdrejt me menaxherët e saj, një grua me emrin Talia krijoi një trailer dramatik në stilin e Netflix për të kërkuar 10 ditë leje për pushime në Bali.
Klipi zhvillohet si një dokumentar plot tension, ku një njeri e pyet Talian nëse dëshiron të rrëfejë pse ka qenë e shqetësuar kohët e fundit.
Duke zbuluar arsyen pas gjithë kësaj tensioni, Talia thotë se i duhen 10 ditë pushim për të shkuar në Bali dhe për t'u argëtuar shumë.
Videoja tregon edhe reagimet e shefave të saj, Frank dhe Jack.
Ata me shaka e pyesin nëse duhet ta dërgojnë përgjigjen e tyre në format video, për të cilën Talia sqaron se duhet të jetë në formatin e një traileri dokumentari. /Telegrafi/















































