LAJMI I FUNDIT:

Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Na duhet mjaft kohë që të gjejmë çantën ideale, ndërkaq mënyra se si e bartim flet shumë për ne.

Qoftë kur bartni çantën mbi supe, në duar apo nuk e bartni fare, ekspertët e të folurit të trupit theksojnë që në atë mënyrë zbulojmë shumëçka për veten. Shikoni se cila nga mënyrat që e bartim çantën çka flet për ne, transmeton Telegrafi.

Çanta mbi supe dhe pranë trupit

Ju jeni praktike dhe ju duhet verifikimi i të tjerëve që jeni person i besueshëm. Nuk dëshironi të shpenzoni kohën tuaj në gjëra të parëndësishme, keni nevojë që të jeni person i mençur në publik dhe vazhdimisht kujdeseni për veten. Nëse shtrëngoni çantën për trupi derisa e bartni tregon frikën, mungesën e vetëbesimit apo shqetësimin në mos dikush t’ju plaçkitë.

Çanta lirisht bie mbi supe

Ju jeni spontane, e shkujdesur dhe pranoni jetën ashtu siç është. Njerëzit ju njohin si njeri me vetëbesim dhe besnik. Nuk çani kokën për markat dhe brendet, stili juaj është funksional dhe i lirë.

Çanta e varur në dorë

Vazhdimisht kujdeseni për statusin dhe pozicionin, por jo rrallë kështu theksoni markën e çantës të cilën e bartni. Zakonisht kështu barten çantat e mëdha, andaj kjo është shenjë që dëshironi të tërhiqni vëmendjen. Bartni çantën me krenari dhe kjo ju jep ndjenjë superioriteti.

Çanta në dorë

Njerëzit ju shohin si mirë të organizuar dhe person të suksesshëm. Njerëzit të cilët bartin kështu çantën dëshirojnë të tërheqin vëmendjen në veshjen e tyre. Para vetes. Nëse mbani çantën me të dy duart para vetes atëherë tregoni që jeni e turpshme dhe keni nevojë që të mbroheni. Është e mundshme që vuani nga anksioziteti dhe dëshironi që të qëndroni anash.

Çanta e kryqëzuar përpara trupit

Dëshironi që të ecni lirisht, por që sërish mund të mbroni çantën tuaj dhe që vazhdimisht ta keni pranë vetes. Bartja e këtillë e çantës ju mundëson që të ecni lirisht në mes të turmës së njerëzve dhe është e zakonshme edhe për njerëzit të cilët jetojnë në qytete të mëdha.

Çanta e kryqëzuar pas shpine

Ju jeni e qetë dhe kështu tregoni që u besoni të tjerëve. Shëtisni me mendje të hapur dhe me qëllimin e qartë, ndërsa çanta ju është vetëm shfaqje e pavarësisë suaj. Nuk dëshironi të ngarkoheni me gjërat që i bartni.

Çantë shpine

Njerëzit të cilët bartin çantë shpine janë të pavarur dhe dëshirojnë të kujdesen për veten dhe për të tjerët. Derisa t’ju jetë liria e nevojshme, ju dëshironi të jeni të gatshme ndaj çdo situate të mundshme. Besoni në jetë të shëndetshme, nuk çani kokën se çka mendojnë të tjerët për ju dhe jeni krenare për veten që mund t’ia dilni vetëm.

Nuk bartni fare çantë

Nëse nuk bartni çantë, atëherë mbështeteni te të tjerët që t’ju bartin gjërat. Jeni ballafaquar aq shumë sa që bartja e çantës vetëm mund t’ju pengojë. Kjo mbase do të thotë që aq shumë e doni lirinë sa që nuk dëshironi që asgjë t’ju ngarkojë. Jeni shumë e sigurt në atë që jeni dhe dëshironi që dikush t’ju konsiderojë ashtu siç jeni, jo të gjykojë për ju në bazë të asaj që bartni. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Sa herë në javë duhet të bëni seks për të qenë të lumtur?

Sa herë në javë duhet të bëni seks për të qenë të lumtur?

Intimitet dhe Pasion
Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

A e dini se...
Peshorja: Horoskopi vjetor për 2024

Peshorja: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori