Një radhë mish, një radhë perime dhe në fund një radhë simite të nxehura – pa dyshim janë kombinimi më i mirë për një drekë verore familjare. Mirëpo, çfarë të bësh me grilat e skarës pas përgatitjes së drekës së këndshme?
Jo rrallë i vëmë në zjarr dhe pastaj i fshijmë me letër gazete.
Kur për herë të fundit i keni pastruar grilat e skarës? Në vazhdim po ju sjellim detajet e udhëzimit se si t’i eliminoni ndotjet dhe yndyrat nga grilat e skarës, transmeton Telegrafi.
1. Nxehni mirë grilat e skarës në zjarr. Me atë rast vendosni doreza në mënyrë që të mos digjeni.
2. Pasi t’i keni nxehur grilat, merrni një listelë druri dhe me të gërryeni nga grilat të gjithë yndyrën që mundeni.
3. Para hapit të ardhshëm lërini grilat të ftohen.
4. Në një enë përzieni një filxhan uthull dhe dy filxhanë sodë bikarbonati, pastaj qiteni në grila.
5. Merrni një thes të madh (më e thjeshtë është të merrni një qese bërlloku) në të cilën mund t’i vendosni grilat e skarës suaj dhe vendosni brenda bashkë me mbetjen e përzierjes së sodës dhe uthullës. Mbyllni mirë qesen dhe lëreni ashtu gjatë natës.
6. Të nesërmen merreni telin metalik për pastrim dhe edhe një herë pastroni mirë me të grilat derisa të eliminohet edhe mbetja e fundit e yndyrës.
7. Lani grilat me ujë dhe lini të thahen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë
Ç’do të thotë nëse shihni shpesh numrin 6? Numerologjia shpjegon fenomenin
Maska
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel