LAJMI I FUNDIT:

Mënyra më e keqe për të përgatitur perimet

Mënyra më e keqe për të përgatitur perimet

Perimet kanë përfitime të shumta shëndetësore për zemrën, kockat, sytë dhe organeve të tjera

Megjithatë, sado të shëndetshme që janë perimet, disa mënyra se si i përgatisni janë të dëmshme për trupin tuaj.


Nutricionistja Molly Hembri thotë për Eat This, Jo That se një nga mënyrat më të këqija për të përgatitur perime është skuqja e tyre.

“Ka shumë mënyra se si mund të përgatiten perimet që nuk janë të mira për shëndetin tuaj, duke përfshirë skuqjen. Nuk është e nevojshme që me përgatitjen e perimeve të humbasin lëndët ushqyese, problemi është se njerëzit mendojnë se po hanë diçka të shëndetshme, dhe u shtojnë perimeve sasi të mëdha vajrash të rafinuar, kripë, sheqer”, tha ajo.

Studime të shumta kanë treguar se ngrënia e ushqimeve të skuqura shoqërohet me shumë rreziqe shëndetësore. Për shembull, konsumimi i rregullt i ushqimit të skuqur lidhet me një rrezik më të lartë të vdekshmërisë te gratë në Britaninë e Madhe, sipas një studimi në British Medical Journal.

Gjithashtu, hulumtimi i publikuar në revistën Nutrients tregoi se konsumimi i ushqimeve të skuqura disa herë në javë lidhet me një rrezik të shtuar të zhvillimit të diabetit të tipit 2, problemeve të zemrës, obezitetit dhe hipertensionit. /KP

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori