LAJMI I FUNDIT:

MËNGJESI

MËNGJESI

Poezi nga: Louise Gluck
Përktheu: Visar Zhiti

Jo vetëm dielli, por dhe toka
vetë shkëlqen, zjarr i bardhë
që vallëzon mes maleve që shfaqen
dhe rruga e drejtë
fërgëllon në mëngjesin e hershëm: është
vetëm për ne, për të nxitur
një përgjigje, ngaqë dhe ti të mallëngjen,
sa i pazoti për të zbuluar
praninë e tokës?… Më vjen zor
nga ajo që mendoja për ty,
larg nesh, na shihje
si eksperiment: sa
e hidhur të jesh
kafsha e zëvendësueshme,
sa e hidhur! Mik i dashur,
shok i dashur, që më drithëron,
çfarë të befason më shumë në atë që ndjen,
shkëlqimi i tokës apo kënaqësia jote?
Për mua, vazhdimisht kënaqësia është befasi.


Në trend Kultura

Më shumë
Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Kulture
Piruni

Piruni

Daut Dauti
VDES NGADALË

VDES NGADALË

Poezi
IDIL I VDEKUR

IDIL I VDEKUR

Poezi
Sabahetja e Prishtinës

Sabahetja e Prishtinës

Kulture
Biznesi i filmave ... mbaroi!

Biznesi i filmave ... mbaroi!

Kulture
Kalo në kategori