Menduh Thaçi tha se Alternativa do të jetë pjesë e Qeverisë, demantohet nga partia e Gashit
Alternativa përgënjeshtron deklaratat e mbrëmshme të Menduh Thaçit për gjoja marrëveshje për t’iu bashkëngjitur Qeverisë aktuale pas zgjedhjeve. Sekretari për Media i Alternativës Zeqirija Ibrahimi theksoi sot se deklaratat e kreut të PDSH-së Menduh Thaçi synojnë të nxisin përçarje në koalicionin me Aleancën për Shqiptarët, koalicion që vazhdon të funksionojë mirë sipas Ibrahimit.
Madje sipas tij, nga e hëna fillon puna për shumicë të re parlamentare që do të zëvendësonte Qeverinë aktuale.
“Nëse është i vërtetë fakti që ai është më informuari, i bie se plotë herë në jetë e ka huqur ai njeri. Dhe ju çdoherë do të duhet t’i merrni me shumë rezervë ato gjëra që ai thotë. Janë gjëra në kuadër të fushatës parazgjedhore për të futur përçarje në kuadër të koalicionit, janë të parëndësishme edhe krejt relative. Koalicioni jonë funksionon në mënyrën më të mirë dhe ne shpresojmë se prej të hënën tjetër të fillojmë të punojmë për shumicën e re”, tha Ibraimi.
Ai është përgjigjur edhe për deklaratat e pak ditëve më parë të kryeministrit Zoran Zaev, i cili lavdëroi Alternativën si parti serioze por që nënçmohet nga partneri i koalicionit Aleanca për Shqiptarët. Sipas Zeqirija Ibrahimit, edhe deklaratat e Zaev janë thjesht vardisje ndaj Alternativës duke parë se po i lëkundet shumica parlamentare.
Rezultati i rrethit të parë të zgjedhjeve lokale, ka bërë që partitë opozitare të fillojnë bisedimet për shumicë të re parlamentare. Sipas paralajmërimeve, disa parti më të vogla në koalicion me LSDM-në mund të kalojnë në anën tjetër, duke mundësuar një shumicë të re parlamentare dhe qeveri të re mes OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit Aleanca për Shqiptarët – Alternativa.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën