LAJMI I FUNDIT:

Menduan se janë të sigurt në mbrojtësen e hekurt, por demi i rrëzon keq për tokë (Video, +16)

Menduan se janë të sigurt në mbrojtësen e hekurt, por demi i rrëzon keq për tokë (Video, +16)

Një grup të rinjsh për pak sa nuk e pësuan keq, kur një dem i tërbuar goditi mbrojtësen e hekurt në të cilën kishin hipur.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në festivalin e demave në Spanjë, ku disa të rinj kishin shkuar të ndjekin nga afër demat, por kurrë nuk kishin menduar se ata do të goditen nga njëri prej tyre në qytetin Valencia, transmeton Telegrafi.


Pamjet e ngadalësuar shfaqin momentin kur demi godet mbrojtësen në të cilin kishin hipur, dhe nga goditja e fortë ata rrëzohen në tokë.

Por, për fat të mirë që të gjithë prej tyre kanë shpëtuar me vetëm disa gërvishtje të lehta. /Telegrafi/