LAJMI I FUNDIT:

Mendoni që e dini bontonin? Për këto shtatë gjëra lini përshtypje të pahijshme

Mendoni që e dini bontonin? Për këto shtatë gjëra lini përshtypje të pahijshme

Ndoshta mendoni që jeni mjeshtër i vërtetë i sjelljes së mirë, mirëpo vëmë bast që çdo ditë i bëni këto shtatë gabime!

1. KOLLITENI NË SHUPLAKËN E GABUAR


Nëse para kollitjes, teshtitjes dhe veprimeve të ngjashme mbuloni gojën, kjo gjithsesi është sinjal që jeni i sjellshëm. Natyrisht, gjithmonë është e rekomandueshme që në vend të shuplakës të përdorni bërrylin, mirëpo nëse vendosni të përdorni shuplakën, ajo gjithsesi duhet të jetë e majta, sepse dora e djathtë është ajo me të cilën përshëndeteni, e bëni dikujt me dorë, “fryni” puthjet dhe gjëra të ngjashme.

Shuplaka e majtë është ajo të cilën gjithmonë e përdorni për nevoja personale, transmeton Telegrafi.

1. GABIMISHT ULENI NË KARRIGE

Për ta shmangur përplasjen për tavolinë, bontoni thotë që secili i afrohet karriges së vet nga ana e majtë në raport me mbështetësen e duarve, por që nga vendi ngrihet nga ana e djathtë.

3. BARTNI ÇANTËN NË SUPIN E DJATHTË

Çanta gjithmonë bartet në supin e majtë në mënyrë që dora e djathtë të jetë e lirë për t’u përshëndetur me dorë. Ngjashëm me të, në takime dhe kokteje gota gjithmonë mbahet në dorën e majtë.

Pos kësaj, sjellje e keqe konsiderohet edhe kur çanta varet në mbështetëse të karriges. Bontoni thotë që çanta lëshohet në dysheme, madje nga ana juaj e djathtë.

4. JEPNI KRIPËN POR JO EDHE PIPERIN

Kripa dhe piperi gjithmonë shkojnë bashkë. Kur dikush kërkon cilëndo nga këto, bontoni thotë që t’i jepni të dyja.

5. DUARTROKISNI KEQ

Duartrokitjen e bëni ashtu që duart i vini në lartësinë e gjoksit, paksa majtas nga mesi i trupit. Shuplakat kurrë nuk janë në lartësi të nofullave, as të tuajave as të të tjerëve.

6. JU ZGJIDHNI ULËSEN NË VETURË

Ulësja e fundit e veturës shpesh shkakton debat ndërmjet udhëtarëve, sepse secili ka vendin e vet të preferuar. Megjithatë, bontoni thotë që ulësja e fundit e djathtë është e rezervuar për shefin, apo për udhëtarin më të respektuar.

Të tjerët sipas rëndësisë ulen në anën e majtë, derisa personi më me pak rëndësi ulet në mes. Natyrisht, kjo ka të bëjë me udhëtimet zyrtare, jo edhe për ato familjare.

7. ULENI GABIMISHT NË VETURË

Kur hyni në veturë, më parë uleni dhe pastaj i fusni këmbët. Jo vetëm që kjo është sipas bontonit por kështu damat pengojnë që fundi rastësisht të mos u ngrihet. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Aktivitete sportive
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
Kalo në kategori