LAJMI I FUNDIT:

Memoria kulturore e Shqipërisë ka nisur të cungohet

Memoria kulturore e Shqipërisë ka nisur të cungohet

Kritiku i artit, Josif Papagjoni, ka kujtuar të gjithë artistët që janë ndarë nga jeta si pasojë e koronavirusit gjatë vitit 2020.

“Viti 2020 ka shënuar ikjen e një numri të madh artistësh të vendit tonë, duke bërë që memoria kulturore e Shqipërisë ka nisur të ndihet e cunguar. Imazhi i Rikard Ljarjas ishte një vështrim ndryshe e heroit. Artistët që ka humbur së fundmi Shqipëria nuk janë të një formati të njëfishtë, por ishin të shumëfishtë. Ky është një proces i natyrshëm, artistët që humbën jetën janë të periudhave 1950-’60”, ka thënë Papagjoni.

Ndër të tjera ai ka thënë se tashmë ka shumë probleme në shkrimin e dramave dhe të teksteve poetike.

“Ka shumë pak tekste poetike. Drama është në pikë të hallit, por nuk ia gjejmë dot zgjidhjen tashmë”, është shprehur ndër të tjera ai. /abcnews/