LAJMI I FUNDIT:

Memeti: KSHZ-ja është ende e varur nga MPB-ja (Video)

Memeti: KSHZ-ja është ende e varur nga MPB-ja (Video)

Avokati i Popullit Ixhet Memeti tha se Komisioni Shtetëror Zgjedhor, nuk ka arritur të organizoj procesin e zgjedhjeve në nivelin e duhur, pasi që numri i votuesve fantom apo adresa e qytetareve që nuk përkon me vendbanimin e tyre, është i madh. Avokati i popullit thotë se KSHZ është ende e varur nga MPB, edhe pse kjo e fundit me vendim ka anuluar adresat e banimit që faktikisht nuk jetojnë aty, por akoma gjenden në listat zgjedhore, , përcjell Telegrafi Maqedoni

“Nuk kanë forcë apo guxim që KSHZ-ja të kërkoj nga MPB-ja që të përshpejtohen procedurat administrative, për shkak se këta të fundit presin ankesa. Si mund të pritet ankesë nga personat që nuk ekzistojnë ose nga ata që nuk janë në dijeni. Për këtë ne vlerësojmë se ka edhe mënyra tjera, si shpallje e të tjerë, që vendimet të bëhen të plotfuqishme ose të pastrohen listat që të hiqet mosbesimi i qytetarëve që në ato lista zgjedhore ka votues fantom”, u shpreh Ixhet Memeti, avokat i popullit.

Nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut për TV21 thonë se trysnia e shtetit ndaj sektorit civil është shtuar në periudhën e zgjedhjeve, ku në mesin e 19 organizatave joqeveritare edhe ky institucion iu është nënshtruar kontrollit financiar të Drejtorisë së të Ardhurave Publike.

Uranija Pirovska, nga Komiteti i Helsinkit porosit që shteti të heqë dorë nga puna e pavarur e Avokatit të Popullit, ku sipas vëzhgimeve të këtij komiteti, thuhet se organet e drejtësisë nuk i marrin parasysh vërejtjet e Avokatit të Popullit. Sipas të dhënave të Avokatit të Popullit, nga 4.000 ankesat e parashtruara nga ky institucion, një pjesë e vogël e tyre janë marrë parasysh apo janë zbatuar nga institucionet e tjera./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjykata e Prishtinës shqipton ​38 vjet burgim ndaj tre të akuzuarve dhe të miturit për vrasje të rëndë

Gjykata e Prishtinës shqipton ​38 vjet burgim ndaj tre të akuzuarve dhe të miturit për vrasje të rëndë

Drejtësi
BE: Lobimi i Serbisë kundër Kosovës përben shkelje të qartë të Marrëveshjes së Brukselit

BE: Lobimi i Serbisë kundër Kosovës përben shkelje të qartë të Marrëveshjes së Brukselit

Lajme
Policia aksion në Zubin-Potok, gjenden armë, granata e municion, ka edhe të arrestuar

Policia aksion në Zubin-Potok, gjenden armë, granata e municion, ka edhe të arrestuar

Lajme
Biseda e Shabanit me oficerin e BIA-s, Musliu: Neveritëse ta dëgjosh një shqiptar kështu - ndaleni këtë tradhti kombëtare

Biseda e Shabanit me oficerin e BIA-s, Musliu: Neveritëse ta dëgjosh një shqiptar kështu - ndaleni këtë tradhti kombëtare

Lajme
Ndërron jetë në Mekë haxhiu nga Podujeva, BIK ngushëllon familjen

Ndërron jetë në Mekë haxhiu nga Podujeva, BIK ngushëllon familjen

Lajme
Gjendet pa shenja jete një person në Pejë, dyshohet për vetëvrasje

Gjendet pa shenja jete një person në Pejë, dyshohet për vetëvrasje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori