LAJMI I FUNDIT:

Memaj porosit qytetarët që mos ta përdorin vajin e palmës

Memaj porosit qytetarët që mos ta përdorin vajin e palmës

Disa nga kompanitë vendore në Kosovë nuk po e marrin parasysh rrezikun që kanoset nga përdorimi i vajit të palmës.

E për këtë Shoqata e Përpunimit të Qumështit ka menduar të nis një fushatë vetëdijësuese për rëndësinë e produkteve të qumështit në raport me prodhimet që kanë përmbajtje të vajit të palmës.


Kryetari i kësaj shoqate, Ramadan Memaj në një deklaratë për KosovaPress, se  ky është një reagim ndaj importit enorm të vajit të palmës që po ndodh në Kosovë, në mënyrë që qytetarët të informohen për rrezikun që u kanoset atyre nga përdorimi i produkteve që kanë përmbajtje të vajit të palmës.

“Tash e disa vite Shoqata e Qumështorëve të Kosovës bashkë me Shoqatën e Prodhuesve të Qumështit, me ngulm kanë kërkuar që të bëhet jo vetëm vetëdijesimi, mirëpo ne i kemi paralajmëruar institucionet vendore lidhur me rreziqet i mbartin për vet konsumatorin produktet me përmbajtje të vajit të palmës. Do të thotë kemi një import enorm të produkteve me këtë përmbajtje dhe sidomos kemi më tepër prodhues vendor që janë duke i prodhuar produktet me përmbajtje të yndyrës së vajit të palmës. Ky është një hap i mirë për t’i njoftuar konsumatorët, se ende ekziston një numër i madh i tyre, të cilët nuk janë të vetëdijshëm për rëndësinë e produkteve të qumështit në raport me prodhimet me vaj të palmës”, ka thënë Memaj.

Më tej ai ka thënë se janë duke bashkëpunuar  me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe USAID-in që të gjejnë mënyrën më të mirë për të realizuar këtë fushatë, suksesi i së cilës do të ndikonte edhe në buxhetin e shtetit.

“Ne do t’i propozojmë disa opsione se si do të duhej të dukej kjo fushatë me rëndësi të jashtëzakonshme për konsumatorët, e cila në mënyrë zinxhirore e ka efektin sigurisht edhe për vet prodhuesit vendor dhe për buxhetin e shtetit, dhe sidomos edhe për skemat e përkrahjes të cilat i aplikon Ministria e Bujqësisë e të cilat për fat të keq deri më tani nuk kanë dhënë rezultatet e pritura për shkak të krijimit të kësaj konkurrence krejtësisht të pabarabartë dhe të padrejtë”, ka shtuar ai.

Ndryshe, për të shqyrtuar këto opsione, Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinës të martën ka organizuar takim teknik me anëtarë të saj./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

Ekonomi
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori