LAJMI I FUNDIT:

Meloni flet për marrëveshjen me Shqipërinë: Mund të jetë shembull për vendet e tjera

Meloni flet për marrëveshjen me Shqipërinë: Mund të jetë shembull për vendet e tjera
FILE PHOTO: Italian Prime Minister Giorgia Meloni arrives at the European Union leaders summit in Brussels, Belgium March 23, 2023. REUTERS/Johanna Geron/File Photo

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, tha se marrëveshja e arritur me Shqipërinë për ndërtimin e qendrave për emigrantët që vijnë nga deti mund të shërbejë si një plan për vendet e tjera të BE-së.

“Unë mendoj se ky mund të jetë një shembull që vendet e tjera mund të ndjekin, veçanërisht nëse funksionon mirë”, tha Meloni përmes përkthyesit gjatë një vizite në Kroaci, shkruan Reuters.


Në fillim të këtij muaji, Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama njoftuan një skemë të re që Italia të përpiqet të ulë numrin e emigrantëve duke ndërtuar dy qendra që fillimisht do të strehojnë rreth 3000 njerëz kur ato do të hapen në pranverën e 2024.

Plani u kritikua menjëherë nga ekspertë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut si ligjërisht i ndërlikuar dhe që kërkon procedura të gjata që mund të vendosin barrë të pajustifikuar për emigrantët.

Të mërkurën, komisionerja e BE-së për migracionin, Ylva Johanssontop, tha se marrëveshja italo-shqiptare për kampet e pritjes nuk shkelte ligjin e BE-së, i cili nuk ishte i zbatueshëm.

“Sa i përket marrëveshjes tonë me Shqipërinë, mendoj se është një marrëveshje shumë inovative dhe shumë e zgjuar, e pritur me shumë interes nga partnerët e tjerë evropianë”, u tha Meloni gazetarëve gjatë vizitës së saj në kryeqytetin kroat Zagreb. /Euronews.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori