LAJMI I FUNDIT:

Meksika ka të ngjarë të ketë presidentin e parë grua në vitin 2024

Meksika ka të ngjarë të ketë presidentin e parë grua në vitin 2024

Partia në pushtet e Meksikës emëroi të mërkurën ish-kryetaren e Mexico City, Claudia Sheinbaum, si kandidate për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Sheinbaum, një shkencëtare 61-vjeçare, do të përballet me Xochitl Galvez, një biznesmene dhe senatore me rrënjë indigjene, e zgjedhur për të përfaqësuar një koalicion opozitar, Fronti i Gjerë për Meksikën.

Të dyja gratë kanë tanimë do të jenë pjesë e fushatave të tyre në një komb që kërkon “të shkundë” një traditë machismo – ose seksizmi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Partia presidentit Andres Manuel Lopez Obrador njoftoi se Sheinbaum kishte fituar një garë të brendshme për të kandiduar në zgjedhjet e qershorit 2024, duke mposhtur rivalët, përfshirë ish-ministrin e jashtëm Marcelo Ebrard.

Sheinbaum është një mbështetës i vendosur dhe i besuar i Lopez Obrador, një populist i majtë që gëzon një vlerësim prej më shumë se 60 për qind, por që kushtetuta i kërkon të largohet nga detyra pas një mandati të vetëm gjashtëvjeçar.

“Vajzat shohin një shembull tek unë”, tha Sheinbaum për revistën Gatopardo.

“Të jesh presidentja e parë grua do të ishte historike në vendin tonë”, shtoi ajo.

Ndërsa hyrja e Galvez-it, e lindur nga një baba indigjen Otomi dhe nënë me raca të përziera, ka tronditur tashmë garën presidenciale.

Emri i saj i parë do të thotë “lule” në gjuhën indigjene Nahuatl dhe prejardhja e saj e dallon atë nga opozita tradicionale konservatore.

Ajo vesh rroba indigjene dhe është e njohur për udhëtimet nëpër Mexico City me biçikletë.

Koalicioni i opozitës përbëhet nga Partia Revolucionare Institucionale – e cila drejtoi vendin për më shumë se 70 vjet deri në vitin 2000 – Partia Konservatore e Veprimit Kombëtar dhe Partia e majtë e Revolucionit Demokratik.

Megjithatë, ajo përballet me një betejë të vështirë duke pasur parasysh popullaritetin e “Morena-s”.

Në një sondazh të publikuar më 28 gusht nga gazeta Reforma, 46 për qind e të anketuarve thanë se do të votonin për Sheinbau, krahasuar me 31 për qind për Galvez. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Botë

"Nëse nuk mund të flasim, pse të jetojmë" – rrëfimi i grave afgane që po ballafaqohen me sfidat pas ligjit të ri të talebanëve

Azia
Sekretari amerikan i Shtetit nuk përjashton mundësinë që Ukraina të godasë Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë

Sekretari amerikan i Shtetit nuk përjashton mundësinë që Ukraina të godasë Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë

Amerika
Greku kaloi me shpejtësi pikëkalimin kufitar me veturë dhe goditi motoçiklistin, iu vërsul policisë turke me thikë - ata e qëlluan në këmbë dhe e arrestuan

Greku kaloi me shpejtësi pikëkalimin kufitar me veturë dhe goditi motoçiklistin, iu vërsul policisë turke me thikë - ata e qëlluan në këmbë dhe e arrestuan

Turqia
Izraeli thotë se ka shumë të ngjarë të kenë vrarë një protestuese amerikano-turke në Bregun Perëndimor, pranojnë se ka ndodhur pa dashje

Izraeli thotë se ka shumë të ngjarë të kenë vrarë një protestuese amerikano-turke në Bregun Perëndimor, pranojnë se ka ndodhur pa dashje

Azia
Edukatorja franceze filmohet tinëzisht duke goditur 3-vjeçaren në kopsht

Edukatorja franceze filmohet tinëzisht duke goditur 3-vjeçaren në kopsht

Evropa
Kalo në kategori