LAJMI I FUNDIT:

Mehmeti fton bizneset greke të rritin investimet në Kosovë

Mehmeti fton bizneset greke të rritin investimet në Kosovë

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim Andreas Patsis, deputet i Parlamentit të Greqisë.

Mehmeti njoftoi deputetin Patsis me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe angazhimin e BQK-së për tejkalimin sa më të lehtë të situatës nga ndikimet e shkaktuara prej pandemisë.


Guvernatori përmendi masat e ndërmarra nga BQK-ja për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset, në tejkalimin më të lehtë të gjendjes së krijuar, si dhe veprimet për të mbajtur sektorin financiar stabil dhe likuid.

Gjithashtu, Mehmeti shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me institucionet financiare në Greqi, me qëllim të nxitjes së sektorit financiar nga ky vend, për të investuar në Kosovë.

Nga ana tjetër, deputeti Patsis shprehu gatishmërinë për të rritur edhe më shumë bashkëpunimin mes Greqisë dhe Kosovës edhe në sektorin financiar. /Telegrafi/