Drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë Rukie Mehmeti ka thënë për RTV Dukagjinin se për fat të mirë numri i rasteve të rënda të shtrira në këtë klinikë ka rënë në krahasim me një muaj më parë.
“Para një muaji kishim rreth 100 të shtrirë dhe shumë prej tyre në gjendje të rëndë. Tash kemi 77 të sëmurë në klinikën tonë por që 68 prej tyre janë në oksigjen”, tha ajo, përcjell Telegrafi.
Drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë thotë se edhe në Klinikën Infektive ka rënë numri i pacientëve me COVID-19 prandaj sipas saj po bëjnë përpjekje që në këtë klinikë të trajtohen edhe pacientët tjerë që nuk janë pozitiv në COVID-19.
Mehmeti thotë se ka raste kur në një dhomë në Klinikën e Pulmologjisë vendosen pacientë që janë të prekur me COVID-19 dhe pa të.
“Nuk kemi zgjidhje tjetër. Ne duam ta shpëtojmë pacientin dhe nuk pyesim se ku do ta vendosim. Është në pyetje jeta apo vdekja. Ne duam t’iu japim një shansë edhe pacientëve tjerë që nuk kanë COVID-19 e që janë në gjendje të rëndë dhe duan trajtim”.
Drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë thotë se nuk kanë menduar që Klinika e Infektologjisë do të mbingarkohet dhe do të detyrohen që pacientët me coronavirus t’i shpërndajnë edhe në klinikat tjera.
Rukie Mehmeti e cila edhe vet ka qenë e prekur me coronavirus thotë se tashmë i ëshët kthyer punës së kujdestarisë duke u kujdesur për pacientët me COVID-19.
“Do t’iu shërbej pacientëve deri sa të kalojë situata apo të pensionohem. Ky është misioni ynë”, deklaroi ndër të tjera drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë, Rukie Mehmeti./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City