LAJMI I FUNDIT:

Mehmedoviq: Situata me Covid-19 është stabile

Mehmedoviq: Situata me Covid-19 është stabile

Vendet evropiane shënojnë rritje të hospitalizimeve për shkak të nënvarianteve më infektues të Omicronit, me cka paralajmërohet një valë e re globale e sëmundjes, për shkak se kufizimet për pandeminë thuajse janë shfuqizuar. Në Maqedoninë e Veriut, autoritetet e shëndetësisë thonë se situata është nën kontroll dhe se infektimet ditore me COVID-19 janë në rënie e sipër.

Në Evropë, në krahasim me llojet tjera të virusit të COVID-19, gjithnjë e më shumë po përhapen dy subvariante të Omicronit – BA.4 dhe BA.5, që sipas ekspertëve, sikurse që po bëhen dominues mund të rrisin edhe numrin e hospitalizimeve.


Në Maqedoninë e Veriut, të dhënat zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë thonë se në 20 ditët e para të Qershorit janë shënuar 1.038 infektime me COVID-19 apo mesatarisht rreth 52 raste në ditë. Gjatë kësaj periudhe janë shënuar edhe 17 viktima kryesisht përmes sistemit “Termini im”. Autoritetet e shëndetësisë thonë se situata epidemiologjike është stabile, kurse po ndiqen me vëmendje variantet infektuese të Omicronit.

“ Vëmendje të veçantë i kushtojmë vendeve që tashmë kanë konstatuar një numër të madh rastesh me variante BA4 dhe BA5 për të mos lejuar që e njëjta krizë të zhvendoset edhe në vendin tonë. Situata epidemiologjike me Covid ’19 është shumë e stabile, kemi një numër shumë të vogël pacientësh të shtruar, në repartin infektive janë të shtruar jo më shumë se 20 pacientë nga i gjithë vendi, deklaroi për tv Klan M Zlate Mehmedoviq- zëdhënës i KSI-së

Shifrat e infektimeve me COVID-19 janë rritur në disa vende, në Francë, Angli dhe Gjermani, ku shënohet rritje e hospitalizimeve si pasojë e infektimeve me variantin BA.5 të Omicronit. Por lajm I mirë është se shpresohet që COVID-19 do të bëhet endemik dhe në të ardhmen do të jetë me simptoma më të lehta se sa vjeshtën e kaluar. /KlanMacedonia/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori