LAJMI I FUNDIT:

Mehmedoviq: Nuk do të lejojmë që bllokimi i institucioneve të rrezikojë shëndetin e qytetarëve

Mehmedoviq: Nuk do të lejojmë që bllokimi i institucioneve të rrezikojë shëndetin e qytetarëve

Zllate Mehmedoviq anëtarë i Komisionit për shëndetësi në LSDM në konferencë për shtyp theksoi se nuk do të lejojnë që bllokimi i institucioneve të rrezikojë edhe më tej shëndetin e qytetarëve. Mehmedoviq tha se nëse do ishte formuar qeveria e re reformuese, deri tani qytetarët do të kishin mundësi të kenë ilaçe me recetë në barnatore gjatë gjithë muajit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“E dinë qytetarët përgjigjen që e marrin në barnatore në ditën e 15 të muajit, kur kanë nevojë për ilaçe “Nuk ka, janë harxhuar”. Prindërit janë të detyruar të blejnë ilaçe 500 denarë. Këtë qytetarëve të Maqedonisë u’a ka bërë tenderet politike të Nikolla Gruevskit dhe Nikolla Todorovit, të cilët janë të interesuar vetëm për para dhe jo për shëndetin e qytetarëve”, deklaroi Mehmedoviq./Telegrafi/