LAJMI I FUNDIT:

Megjithëse tri këngë të saj u dëgjuan nga mbi miliard herë, asnjë eveniment çmimesh nuk e vlerësoi suksesin e Bebe Rexhës

Megjithëse tri këngë të saj u dëgjuan nga mbi miliard herë, asnjë eveniment çmimesh nuk e vlerësoi suksesin e Bebe Rexhës
Foto: Bebe Rexha/YouTube

Bebe Rexha është një nga artistet më të dëgjuara në mbarë globin.

32-vjeçarja ka plot tri hite të cilat kanë tejkaluar shifrën e një miliardë dëgjimeve në atë që njihet si platforma më e madhe e muzikë në botë, Spotify.

Bëhet fjalë për këngët “In the name of love” (bashkëpunim me Martin Garrix), “Me, myself and I” (bashkëpunim me G-Eazy) dhe “Meant to be” (bashkëpunim em Florida Georgia Line).


Rexha ditë më parë publikoi në Twitter një pamje të statistikave të Spotify-t, duke iu gëzuar suksesit të miliardave të këtyre tri hiteve globale.

Publikohet "Family", Bebe Rexha duket e mrekullueshme në klipin e ri me David Guettan, Ty Dolla Sign dhe A Boogie Wit da Hoodie
Lexo po ashtu Publikohet "Family", Bebe Rexha duket e mrekullueshme në klipin e ri me David Guettan, Ty Dolla Sign dhe A Boogie Wit da Hoodie

Megjithatë, në një status të radhës, këngëtarja shqiptare u shpreh se i vjen keq që asnjë prej këtyre këngëve nuk u vlerësua me ndonjë çmim në ceremonitë ndërkombëtare të çmimeve të muzikës.

“E vetmja gjë që më mërzitë është fakti se asnjëra nga këto këngë nuk ka marrë ndonjë sugjerim për nominim ose nuk ka fituar ndonjë çmim gjatë sezonit të çmimeve. Por, ashtu siç ka thënë Drake, në dreq të gjitha, numrat nuk gënjejnë”, ka shkruar Rexha në InstaStory.

Duket qartë që artistja me prejardhje shqiptare është e zhgënjyer nga mos-vlerësimet që akademitë e çmimeve muzikore ia kanë bërë asaj.

Bebe Rexha në “Grammy Awards 2019” (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images)

Ajo u nominua për dy çmime “Grammy” në vitin 2019, por nuk fitoi asnjë prej tyre, ani pse hiti i saj “Meant to be” kishte një miliard klikime.

Kujtojmë që “Meant to be” është shpallur kënga më e dëgjuar e zhanrit country e dekadës së kaluar, dhe pavarësisht suksesit, nuk ka fituar asnjë çmim në CMA Awards, MTV EMA, MTV Video Music Awards apo Grammy Awards, ani pse ka qenë e nominuar në të gjitha. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Anisa bën vallëzim sensual te këndi i

Anisa bën vallëzim sensual te këndi i "Etna Group", ndërsa Edi e përgjon në fshehtësi

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Kalo në kategori