Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP ka qenë plot me ndodhi interesante.

Gjatë një debati me opinionisten Balina, kantautorja Fifi ka humbur ndjenjat në transmetim direkt.


Ajo është dërguar në dhomën e gjumit për të pushuar dhe më pas ka bërë gati valixhet për t’u larguar nga shtëpia.

5BB3C174 3A59 4E56 BF92 985E0E6C0B1A

Fifi edhe gjatë debatit me Balinën kërkoi me vetë dëshirë largimin nga BBV.

Mirëpo edhe pse bëri gati valixhet, Fifi u bind nga produksioni dhe banorët që të mos e lërë shtëpinë.

Ajo shkoi në dhomën e rrëfimit dhe tregoi arsyet se pse u emocionua aq shumë, duke rrëfyer se nuk ka kaluar një jetë të lehtë. /Telegrafi/