LAJMI I FUNDIT:

Megjithatë vendimi për dënimin e Juventusit për heqjen e 15 pikëve do të merret të enjten

Megjithatë vendimi për dënimin e Juventusit për heqjen e 15 pikëve do të merret të enjten

Juventusi dhe pjesa tjetër e Serie A do të duhet të presin deri të enjten për vendimin e apelit të tyre kundër dënimit prej 15 pikësh, por duket që ka gjithnjë e më shumë gjasa që ata të ri marrin pikët, pasi do të ketë një gjyq tjetër.

Dënimi prej 15 pikësh u vendos në janar 2023 për rritjen artificiale të tarifave të transferimeve me qëllim rritjen e fitimeve kapitale.

Në apelin e dëgjuar sot pasdite në Collegio di Garanzia për tre orë, FIGC nuk qëndroi kundër, kështu që nuk do të kundër-apelojë.


Sipas Sky Sport Italia, një vendim nuk do të konfirmohet të paktën deri nesër.

Media të shumta shkruajnë se ka gjithnjë e më shumë ka gjasa që çështja të dërgohet në një gjykatë tjetër për një gjykim të ri, që do të nënkuptonte që Juves t’i kthehen 15 pikët për momentin.

Kjo do t’i shtynte automatikisht në vendin e tretë me 59 pikë.

Avokatët e Juventusit shpresojnë në anën tjetër se do të arrijnë ta heqin të gjithë çështjen dhe ta mbyllin këtu. /Telegrafi/