LAJMI I FUNDIT:

Hamza liron lëndën e parë pas kërkesave të Odës së Afarizmit

Hamza liron lëndën e parë pas kërkesave të Odës së Afarizmit

Oda e Afarizmit të Kosovës më herët kishte shprehur shqetësimin lidhur me vonesat e lejimit të lëndës së parë, që sipas tyre ka bërë Ministri i Financave Bedri Hamza.

Menjëherë, pas raportimit të mediave, ka reaguar ministri Hamza i cili ka marrë vendim që të gjithë ata që janë liruar nga lënda e parë në vitin 2018-të, kanë të drejtë të importojnë deri me datën 28.02.2019,  deri sa Ministria t’i shqyrtoj kërkesat për ketë vit.


“Njoftojmë të gjithë prodhuesit në Republikën  e Kosovës se pas disa kërkesave që Oda e Afarizmit të Kosovës i ka bërë në emër të prodhuesve, ministria ka marrë vendim që të gjithë ata që janë liruar nga lënda e parë në vitin 2018-të, kanë të drejtë të importojnë deri me datën 28.02.2019,  deri sa Ministria t’i shqyrtoj kërkesat për ketë vit”, thuhet në njoftimin e OAK.

Oda e Afarizmit thotë se Bedri Hamza po e bllokon prodhimin vendor
Lexo po ashtu Oda e Afarizmit thotë se Bedri Hamza po e bllokon prodhimin vendor

OAK e përshëndetë  këtë vendim dhe kërkon nga Ministri Hamza që në të ardhmen mos të përsëriten bllokada të tilla për prodhuesit vendor.

OAK ka reaguar disa herë gjatë këtij viti, e fundit ishte edhe komunikata e mëhershme, në lidhje me këto pengesa të panevojshme për prodhuesit vendor që kanë rezultuar edhe me ndalesa në terminale të lëndës së parë dhe kosto shtesë dhe pengesa në prodhim i cili është shtuar kohëve të fundit si pasojë e vendimit të Kryeministrit Haradinaj dhe për të vendosur taksen 100%./Telegrafi/