LAJMI I FUNDIT:

“Megjashi” feston 27 vjetorin e themelimit në Maqedoninë e Veriut

“Megjashi” feston 27 vjetorin e themelimit në Maqedoninë e Veriut

Ambasada e parë e fëmijëve në botë “Megjashi” sot feston 27 vjetorin e themelimit në Maqedoninë e Veriut. Megjashi është organizata më e vjetër në vend për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, e themeluar më 29 prill të vitit 1992 në Shkup. Kjo organizatë përfaqëson dhe mbron të drejtat e fëmijëve, angazhohet për prindshmëri të përgjegjshme dhe respekt ndaj personalitetit të fëmijës.

Megjashi vazhdimisht punon në përforcimin e aktiviteteve qytetare për të mirë e fëmijëve dhe funksionalitetin e institucioneve për interes ndaj fëmijëve. Kjo ambasadë promovon aktivizimin paqësor dhe voluntimin, duke vazhduar qytetarinë aktive bazuar në principin e mosdhunës, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Gjatë periudhës së kaluar (1992-2019) Ambasada zbaton veprimtarinë e vet duke zbatuar monitorim të të drejtave të njeriut dhe promovim të të drejtave të fëmijës së Republikën e Maqedonisë e më gjerë, duke përfaqësuar nevojat dhe interesat e fëmijëve para institucioneve dhe opinionin më të gjerë,. ndërmarrjen e nismave për avancimin e legjislatives për mbrojtjen e fëmijëve në Republikën e Maqedonisë dhe zbatimi i saj si dhe aktivitete për institucionalizimin e arsimit paqësor. Këto domenë mbesin interes primar edhe në periudhën e ardhshme”, thonë nga Megjashi.

Ato theksojnë se vlerat e tyre kyçe dhe parimet në punë janë: Pjesëmarrja e fëmijëve dhe të moshuarve në proceset e vendosjes së çështjeve që janë në interes të tyre, qasje vullnetare në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, promovimi dhe parktikimi i paqes, mosdhuna dhe respektimi i qëndrimeve dhe sjelljeve të tjerëve, mundësi të barabarta për të gjithë për realizimin dhe respektimin e të drejtave të tyre, llogaridhënie dhe përgjegjësi në punën e organizatës./Telegrafi/