Aktorja amerikane Megan Fox foli hapur për sfidat me të cilat përballet pas lindjes së vajzës së saj Sage Blade, të cilën e solli në jetë në mars të këtij viti me ish-të fejuarin e saj, muzikantin Machine Gun Kelly.

Të shtunën, më 25 tetor, Fox mori pjesë në një sesion "Pyetje-Përgjigje" me rastin e filmit kult "Jennifer's Body" në Los Angeles, ku pranoi se ende lufton me pasojat e periudhës pas lindjes.


"Dua të them se sapo linda një fëmijë dhe ende kam 'mjegull pas lindjes'. Nuk kam fjetur për shtatë muaj", duke vënë në dukje se lodhja ia vështirëson asaj të ruajë përqendrimin gjatë paraqitjeve publike.

"Nëse po përsëris veten, mos ngurroni të më ndërprisni dhe të kthehemi në temë", i tha aktorja turmës, duke shtuar me një buzëqeshje.

Megan Fox (Foto: Instagram)

Saga Blade është fëmija i parë i përbashkët i Fox dhe Machine Gun Kelly. Më herët në qershor, muzikanti zbuloi kuptimin e emrit të pazakontë të vajzës së tyre gjatë një paraqitjeje si i ftuar në emisionin Today.

"Emri i saj përfaqëson udhëtimin e saj të ardhjes, shkuarjes dhe kthimit gjatë viteve. Është një histori epike dhe 'Saga' është pikërisht ajo që do të thotë", tha MGK, duke aluduar në problemet e mëparshme të Fox me humbjen e shtatzënisë.

Ai shtoi se emri ka një kuptim të veçantë që lidhet me origjinën e tij: "Unë jam me prejardhje norvegjeze dhe Saga është perëndesha nordike e rrëfimit të historive. Mendoj se edhe ajo do të tregojë histori të shkëlqyera një ditë. Megan është një nënë e mrekullueshme dhe bën një punë të shkëlqyer në çdo gjë".

Megan Fox. (Foto: Instagram)

Fox më parë zbuloi se kishte pësuar një abort, të cilin e trajtoi në përmbledhjen e saj të poezive Pretty Boys Are Poisonous. MGK më pas ia kushtoi performancën e tij në Billboard Music Awards "fëmijës së tyre të palindur".

Aktorja pranoi gjithashtu në një intervistë me WWD në vitin 2023 se më parë kishte pasur një shtatzëni ektopike, por se humbja e fundit ishte veçanërisht e vështirë për të sepse në atë kohë ishte në një lidhje me dikë që e donte shumë.

"Kam kaluar edhe unë gjëra të tjera të tilla, por kurrë me dikë që e kam dashur kaq shumë", tha Fox në atë kohë, duke theksuar se ishte dashuria e saj për MGK që e bëri të gjithë përvojën edhe më të dhimbshme. /Telegrafi/