LAJMI I FUNDIT:

Meeting of Styles rikthehet te Rruga B

Meeting of Styles rikthehet te Rruga B

“Truth is Light” (e vërteta është dritë) është tema e edicionit i 6-të të festivalit ndërkombëtar Meeting of Styles, që po rikthehet aty ku edhe nisi. Me 100 artistë të huaj e vendor që do të finalizojnë kryeveprat e tyre brenda 3 ditëve në datat 29 deri 31 korrik 2022, dhe 30 artistë muzikor të zhanreve urbane.

“Këto vepra bartin mesazhe të fuqishme në shumë rrafshe dhe tema e këtij viti është përzgjedhur për shkak se të vërtetat që na bëjnë të jetojmë si të barabartë pranë njëri tjetrit po rrezikohen në botë. Prandaj e vërteta është dritë. Prandaj e vërteta na çliron”, shprehet Agon Xhelili nga organizata jo-qeveritare Q’art, e cila është organizatore e këtij festivali në Kosovë.

Me kërkesë nga shumë qytetarë, ky edicion i 6-të po kthehet aty ku edhe ka filluar me edicionin e 1-rë, pra te Rruga B do te kthehet shkëlqimi me vepra të reja nga artistët e përzgjedhur nga konkursi ndërkombëtar.

Në aktivitetin kryesor do të marrin pjesë rreth 100 grafiti artistë vendor dhe nga 26 shtete tjera, pothuajse nga të gjitha kontinentet e botës. Line-up tashmë është konfirmuar dhe po bëhen aranzhimet e fundit.

Programi muzikor i festivalit “Sound Booth” do të përfshij 30 artistë të vendit dhe të huaj të zhanreve urbane që do të performojnë përgjatë hapësirës së festivalit.

Urban BAZAAR është ekspozita ku mund të blehen vepra të artistëve dhe eksponate të festivalit.

Meeting Of Styles shkëndijat e para i ka në vitet 90 në Gjermani me zhvillimin e lëvizjeve liberale artistike dhe mbledhjen e artistëve për të promovuar stilin e tyre, ku në vitin 1997 në Vizbaden të Gjermanisë themelohet Meeting Of Styles – International Grafitti Festival. Ndërsa, në Kosovë filloi në vitin 2017 nga organizata Q’art.


Meeting Of Styles është mjeti për të ngritur vetëdijen në shoqëri. Çelësi i lirisë është dija dhe arsimi. Festivali synon të krijojë një forum për komunitetin ndërkombëtar të artit për të komunikuar, mbledhur dhe shkëmbyer ide, vepra dhe aftësi, por edhe për të mbështetur shkëmbimin ndërkulturor e ndërkufitar. Në frymën e bashkëpunimit dhe promovimit, që nga viti 1997 Meeting of Styles ka organizuar me qindra ngjarje në shumë vende nëpër Evropë, Azi, Australi dhe Amerikën veriore dhe latine.

Qendra për Zhvillimin e Artit – Q’art tashmë 8 vjet punon në zhvillimin dhe promovimin e formave të ndryshme të artit me fokus në hapësira publike. Projektet tjera të suksesshme janë BONEveninTOND, Guerilla Art Festival, si dhe projekte të shumta për promovim të artit dhe rrjetëzim të artistëve tanë jashtë vendit.

Për më shumë informata:

Web: meetingofstyles.com
E-mail: qart.kosovo@gmail.com
Tel: 044 712 701
Facebook: Meeting of Styles Kosovo
Instagram: mos_kosovo

Artikull i sponzorizuar