LAJMI I FUNDIT:

Mediumi amerikan: SHBA-të kanë informacione se komandantët rusë kanë marrë urdhra të vazhdojnë me pushtimin e Ukrainës

Mediumi amerikan: SHBA-të kanë informacione se komandantët rusë kanë marrë urdhra të vazhdojnë me pushtimin e Ukrainës

SHBA-të kanë informacione se komandantët rusë kanë marrë urdhra për të vazhduar me një pushtim të Ukrainës, me komandantët në terren duke bërë plane specifike se si do të manovronin në sektorin e tyre të fushës së betejës, raportoi korrespondenti i sigurisë kombëtare të CBS News, David Martin në “Face the Nation” të dielën.

Sipas mediumit në fjalë, përcjell Telegrafi, Inteligjenca tregon se “ata po bëjnë gjithçka që komandantët amerikanë do të bënin sapo të merrnin urdhrin për të vazhduar”, tha Martin.

Pas javësh paralajmërimi se një pushtim rus i Ukrainës ishte i afërt, presidenti Joe Biden u tha gazetarëve të premten se ai ishte “i bindur” se presidenti rus Vladimir Putin kishte marrë vendimin për të pushtuar Ukrainën dhe tha se SHBA beson se forcat ruse synojnë të sulmojnë në “ditët e ardhshme”.


Ndërkohë edhe Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, citohet të ketë thënë për “Face the Nation” se SHBA beson se Rusia “po ecën përpara” me planet për të pushtuar (Ukrainën), pavarësisht mohimeve nga Moska se një veprim i tillë do të ndërmerret.

“Gjithçka që po shohim na tregon se vendimi që ne besojmë se presidenti Putin ka marrë për të pushtuar po ecën përpara”, tha Blinken.

Ndryshe, Rusia ka grumbulluar rreth 150,000 trupa, aeroplanë luftarakë dhe pajisje në tre anët e Ukrainës, duke përshkallëzuar tensionet me vendin fqinj.

Ministri i Mbrojtjes i Bjellorusisë njoftoi gjithashtu se Rusia do të zgjerojë stërvitjet ushtarake që po zhvillohen në vend pranë kufijve veriorë të Ukrainës, të cilat sollën një kontigjent të madh trupash ruse në Bjellorusi.

Në pritje të një sulmi, SHBA dhe aleatët e tjerë, së fundmi Gjermania dhe Austria, u kanë kërkuar qytetarëve të tyre të largohen nga vendi.

Ambasada e SHBA-së në Ukrainë gjithashtu zhvendosi përkohësisht operacionet e saj nga Kievi në Lviv për shkak të përshpejtimit të ngritjes së forcave ruse.

Dhe ndërsa zyrtarët e lartë amerikanë kanë paralajmëruar se Rusia është e gatshme të godasë Ukrainën dhe Pentagoni ka dërguar afërsisht 5,000 trupa në Evropën Lindore për të përforcuar forcat e NATO-s, administrata e Biden vazhdon të mbajë një opsion diplomatik në tryezë.

Sidoqoftë, administrata e Biden ka paralajmëruar se nëse Putin urdhëron një sulm ndaj Ukrainës, do të kishte pasoja të mëdha për Rusinë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kaos në Britaninë e Madhe ndërsa stuhia Bert godet vendin, raportohet për të vdekur

Kaos në Britaninë e Madhe ndërsa stuhia Bert godet vendin, raportohet për të vdekur

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Evropa
Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe

Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori