LAJMI I FUNDIT:

‘Mediumet të mos lejojnë manipulimin nga politikanët’

‘Mediumet të mos lejojnë manipulimin nga politikanët’

Me fillimin e fushatës zgjedhore në Maqedoni, Këshilli për Etikë në Media (KEMM) bën thirrje për përgjegjësi të plotë profesionale në gazetari, duke promovuar procesin pjesëmarrës politik dhe qasje të vazhdueshme ndaj publikut deri në informatat relevante dhe të besueshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mediat nuk duhet të lejojnë manipulimin nga ana e politikanëve dhe aktorë të tjerë në procesin politik zgjedhor, sepse kjo do të thotë dëm i drejtpërdrejtë për qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

Më shumë se kurrë, ka nevojë për një raportim të balancuar dhe të drejtë në mënyrë që të bindë publikun për t’i mundësuar atij të kuptojë dhe të merr pjesë në procesin politik.

Ne presim që media të mos nxis dallimet dhe ndarjet midis njerëzve, por të jetë katalizator dhe platformë për dialog aktiv dhe të udhëheqet nga parimet e raportimit profesional. Në këtë kontekst, presim respektim rigoroz të Kartës për raportim etik për zgjedhjet, e cila është nënshkruar nga shumica e mediave në vend në shkurt të këtij viti, por në praktikë kjo nuk është respektuar në mënyrë të vazhdueshme’, thuhet ndër të tjera nga KEM.

KEM edhe njëherë bëri thirrje për respektim të principve si, vërtetësi, objektivitet, balancim, tolerancë, përgjegjësi, pavarësi, solidaritet profesional në mes mediave, liri, etj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori