LAJMI I FUNDIT:

Mediat zvicerane kundrejt lojtarëve shqiptarë: Largohuni, nëse s’ju pëlqen këtu!

Mediat zvicerane kundrejt lojtarëve shqiptarë: Largohuni, nëse s’ju pëlqen këtu!

Që nga e diela gazetat SonntagsBlick dhe Blick po zhvillojnë një fushatë kundër futbollistëve shqiptarë lidhur me mundësinë e largimit të tyre pas pranimit të Kosovës nga UEFA dhe pastaj nga FIFA.

SonntagsBlick ka kujtuar disa citate të vjetra për të dhënë alarmin se Xhaka e Shaqiri me shokë “po ia mbathin për në Kosovë, menjëherë pasi ky shtet të pranohet në UEFA dhe në FIFA”. Sikur kjo mos mjaftonte, gazeta u hodh në sulm pothuaj huliganesk me një koment që për nga toni i shkon më mirë rrugaçëve se sa një debati të mençur publik. Thelbi i komentit është ky: “Largohuni, nëse s’ju pëlqen këtu”.

Xherdan Shaqiri para tre vite e gjysmë ka thënë: “Kur të ketë Kosova ekip kombëtar, unë do ta rishikoj situatën e re”. Edhe Granit Xhaka atëbotë kishte deklaruar: “Eventualisht do të duhej ta mendoja sërish këtë”.


Tani ata janë të rezervuar dhe nuk deklarohen për këtë temë. Vetëm Valon Behrami është shprehur qartë se në futboll njëherë ka vendosur të luajë për një vend dhe përgjithmonë do të luajë për kombëtaren e Zvicrës.

Në Kosovë, shkruan gazeta zvicerane, shpresat janë të mëdha se futbollistët si Shaqiri e Xhaka do të përcaktohen për Kosovën, transmeton lapsi.al.

Trajneri i kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaku, ka paralajmëruar se do të bëhen përpjekje për të biseduar me të gjithë futbollistët. Si shembull ai ka përmendur Adnan Januzajn, yllin e Manchester United, i cili më 2014 mbrojti ngjyrat e Belgjikës në Kampionatin Botëror.

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori