LAJMI I FUNDIT:

Mediat vendase publikojnë pagat e njerëzve kryesorë që udhëheqin institucionet në Kroaci

Mediat vendase publikojnë pagat e njerëzve kryesorë që udhëheqin institucionet në Kroaci

Pas ndryshimit të taksës për të ardhurat, në Kroaci, janë rritur edhe pagat zyrtarëve të lartë të shtetit, përfshirë edhe presidentin, kryeministrin, ministrat dhe deputetët e parlamentit.

Në këtë drejtim, mediat kroate kanë publikuar edhe se sa paguhen njerëzit “më të fuqishëm në shtet”, përcjell Telegrafi, ku pagat më të larta udhëhiqen nga njerëzit që udhëheqin Bankën Qendrore të Kroacisë.


Sipas të dhënave, njeriu që paguhet më shumë është Nënguvernatori Slavko Teshija, i cili merr mbi 5900 euro në muaj. Guvernatori Boris Vujçiq merr më shumë se 5500 euro, ndërsa zëvendësja e tij, Sandra Shvaljek, ka një pagë mujore prej rreth 5100 euro.

Ndërsa sa i përket politikanëve, presidentja Kolinda Grabar-Kitarović ka pagën më të lartë. Në muaj ajo merr një pagë neto prej 24,376.20 kuna (rreth 3300 euro).

Për kuriozitet, kryetari i Parlamentit, Gordan Jandrokoviq, ka një pagë më të lartë se kryeministri Andreja Plenkoviç. Jandrokoviq ka një pagë prej 22,442.88 kuna (rreth 3000 euro), ndërsa Plenkoviç merr 21,655.57 kuna (rreth 2900 euro). /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori