LAJMI I FUNDIT:

Mediat spanjolle zbulojnë detaje tjera tronditëse për organizimin e ndeshjes me Kosovën në lidhje me flamurin, himnin dhe mediumet shtetërore

Mediat spanjolle zbulojnë detaje tjera tronditëse për organizimin e ndeshjes me Kosovën në lidhje me flamurin, himnin dhe mediumet shtetërore

Gazeta e njohur spanjolle Marca ka publikuar edhe disa detaje të reja në lidhje me organizimin e ndeshjes mes Spanjës dhe Kosovës, ku sipas tyre  protokolli do të jetë më i veçantë i përjetuar ndonjëherë në ndeshjet e organizuara nga ky vend.

Sipas Marca, Federata Spanjolle e Futbollit, ka punuar për muaj me Ministrinë e Punëve të Jashtme për organizimin e ndeshjes mes Spanjës dhe Kosovës.

Kjo pasi shteti spanjoll nuk e njeh sovranitetin e Kosovës, sikurse dy vendet e tjera në grup: Gjeorgjia dhe Greqia.

Ministria e Punëve të Jashtme ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në mënyrë që ekipi kosovar të mund të hyjë dhe të luajnë në Spanjë, shkruan Marca, transmeton Telegrafi.

Por protokolli do të jetë më i veçantë i përjetuar ndonjëherë në ndeshjet e organizuara nga Spanja.

Kosovës nuk do t’i referohen si shtet sovran kjo federatë.  Kështu që, sipas gazetës, ekipit tonë do t’i referohen si territori i Kosovës.

E njëjta gjë do të edhe ndodh me flamurin, i cili nuk mund të shfaqet pranë atij spanjoll.

Sa i përket himnit, spanjollët nuk do ta paraqesin siç ndodh zakonisht, “himni kombëtar i …”, por do të thuhet se tani do të prezantohet muzika e dhuruar nga territori i Kosovës.

Këto detaje pritet të ndikojnë gjithashtu edhe në komentimin e ndeshjes nga media shtetërore, TVE (pronari i të drejtave) dhe RNE.

Edhe ato nuk do t’i referohen Kosovës si shtet sovran.

Spanjë-Kosovë do të luhet më 31 mars në stadiumin “La Cartuja”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori