LAJMI I FUNDIT:

Mediat serbe shkruajnë për letrën e Donald Trumpit për Thaçin

Mediat serbe shkruajnë për letrën e Donald Trumpit për Thaçin
Foto: Arkiv

Mediat online në Serbi i kanë kushtuar hapësirë letrës së Presidentit të ShHBA, Donald Trump, që ia ka dërguar presidentit kosovar, Hashim Thaçi, në të cilën thuhet se Washingtoni është i gatshëm që presidentit Thaçi t’i ofrojë ndihmë në përpjekjet për të arritur marrëveshje në dialogun me Serbinë.

Mediat serbe citojnë presidentin Trump, i cili ka shprehur kënaqësi për bisedën që ka zhvilluar me Thaçin në ceremoninë e shënimit të 100-vjetorit të Përfundimit të Luftës së Parë Botërore, me ç’rast ka theksuar se Kosova është partnere vendimtare e Washingtonit për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Evropë.


Presidenti i SHBA-së, shkruajnë mediat serbe, ka përshëndetur përpjekjet e Thaçit për pajtim me Serbinë.

“Dështimi për të përfituar nga kjo mundësi unike, do të ishte një kthim tragjik mbrapa, sepse një mundësi tjetër për marrëveshje paqësore gjithëpërfshirëse, vështirë se do të mund të përsëritet për një kohë të gjatë”, ka shkruar Trump, citojnë mediat serbe.

“Unë, ju nxis Ju dhe liderët e Kosovës, që ta shfrytëzoni këtë moment unik, të flisni me një zë të vetëm gjatë negociatave për paqe, dhe të përmbaheni nga veprimet të cilat mund ta vështirësojnë arritjen e marrëveshjes”, ka porositur presidenti i SHBA-së.

Trump rikujton se SHBA-ja ka investuar shumë në suksesin e Kosovës si një shtet i pavarur dhe sovran. “Duam që shteti Juaj të vazhdojë të zhvillohet”, ka shtuar Trump.

“Ne jemi të gatshëm që t’ ju ndihmojmë në përpjekjet tuaja për të arritur një marrëveshje, e cila reflekton në mënyrë të balancuar interesat e Kosovës dhe të Serbisë. Një marrëveshje e tillë është e arritshme. Unë pres që në Shtëpinë e Bardhë t’ju mirëpres Ju dhe Presidentin Aleksandar Vuçiq, për të festuar atë që do jetë një marrëveshje historike”, citojnë mediat serbe letrën e presidentit Trump.

Mediat në Serbi shkruajnë së presidenti Thaçi në mesazhin e tij në Twitter është shprehur se edhe ai i gëzohet kremtimit të përmbylljes së paqes në Shtëpinë e Bardhë dhe hapjes së shtegut për anëtarësimin e Kosovës në NATO, Bashkim Evropian dhe Kombe të Bashkuara. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori