LAJMI I FUNDIT:

Mediat greke: Mbi 70 kompani vijnë bashkë me Tsiprasin në Shkup

Mediat greke: Mbi 70 kompani vijnë bashkë me Tsiprasin në Shkup

Siç raportojnë nga “ANA-MPA”, kryeministri grek Alexis Tsipras gjatë vizitës së tij në Shkup, do të jetë së bashku me përfaqësues të mbi 70 kompanive.

Ata raportojnë se delegacioni është i mbështetur nga kompania greke për investime dhe tregti të jashtme “Enterprise Greece”, ndërsa interes për pjesëmarrje kanë shprehur kompani nga sektori energjetik, sektori i ndërtimtarisë, prodhimet industriale dhe teknologjia e lartë, të cilat besojnë se kanë vend për investime në Maqedoninë e Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Tsirpas sot në Selanik deklaroi se ndërmarrësit grek do të mund të kenë rol kyç në rritjen ekonomike të vendit tonë.

Tsipras të martën viziton Shkupin
Lexo po ashtu Tsipras të martën viziton Shkupin

“Ekonomia greke ka potencial ndikojë në rritjen ekonomike të Maqedonisë së Veriut, me një rritëm pozitiv që krijoji marrëveshja e Prespës”, deklaroi Tsipras gjatë mbledhjes me biznesmenë të shquar nga Greqia.

Gjatë vizitës së Tsiprasit do të nënshkruhen edhe marrëveshje dypalëshe në fusha të ndryshme./Telegrafi/