LAJMI I FUNDIT:

Mediat britanike thonë se në disa akomodime në Spanjë, turistët po dëbohen nga hotelet për t’u hapur rrugë emigrantëve të sapoardhur

Mediat britanike thonë se në disa akomodime në Spanjë, turistët po dëbohen nga hotelet për t’u hapur rrugë emigrantëve të sapoardhur

Hoteli ParqueMar prej kohësh ka qenë hoteli i preferuar i britanikëve, kjo për faktin se “mbulohet” nga nxehtësia mesdhetare dhe pishat e larta.

Por ndërsa Spanja po përballet me krizën e ashtuquajtur “kriza e varkave të vogla”, ParqueMar dhe akomodime tjera turistike po shfrytëzohen për strehimin e emigrantëve të sapoardhur, shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi.

Rafael Hernando, deputet i krahut të djathtë, përfaqësues i provincës Almeria në parlamentin spanjoll tha se ai kishte monitoruar rrugëtimin e emigrantëve.


Siç raportojnë mediat disa vende të BE-së si Franca, Sllovakia, Gjermania dhe Suedia, i kanë shtuar kufizimet kufitare si shkak nga frika e migrimit të pakontrolluar dhe terrorizmit, përcjell Telegrafi.

Robert nga Finedon Northants tha se nuk kishte asnjë plan rezervë ku mund të shkonin, asnjë sugjerim për hotele tjera, thjesht duhej të largoheshin.

Në ndërkohë kjo u mohua nga një zëdhënës i cili e hodhi poshtë atë se çfarë tha Robert, duke treguar se hoteli kishte ndihmuar në gjetjen e akomodimit alternativ për turistët por disa prej tyre u larguan vullnetarisht nga frika prej emigrantëve edhe pse ata ishin ”krejtësisht të padëmshëm”.

Siç raportojnë mediat, emigrantët shumica e të cilëve janë senegalezë, e një pjesë e tyre nga Gambia dhe Maroku, po ikin nga trazirat politike, dhuna e varfëria.

Përveç kësaj, mafiat shpesh e përdorin shtetin spanjoll si transit dhe i shpërndajnë popullatën në vende si Britania, Gjermania apo Franca, bazuar në origjinën e emigrantëve dhe gjuhës që ata flasin.

Viktimat kryesore të trafikimit janë vetë emigrantët. Kjo për faktin se kur arrijnë në Spanjë bien në duart e kriminelëve dhe organizatave mafioze. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

Botë
Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Botë

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Botë
Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Botë
Gjykatësi i jep administratës Trump, dy ditë për të lëshuar miliarda dollarë ndihmë të jashtme të bllokuar

Gjykatësi i jep administratës Trump, dy ditë për të lëshuar miliarda dollarë ndihmë të jashtme të bllokuar

Amerika
Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Botë
Kalo në kategori