Rita Ora ka tërhequr sytë e të gjithëve të shtunën me paraqitjen e saj tejet elegante në eventin BoF, pjesë e Javës së Modës në Paris.

Këngëtarja duket fenomenale në një fustan të zi, strapless, që ngjitet në trup, i cili kishte një prerje të veçantë në mes, duke theksuar linjat e saj elegante.


Ajo ndau gjithashtu në rrjetet sociale disa imazhe magjepsëse, ku shihej e veshur me një fustan të gjatë dhe të rafinuar, duke kombinuar elegancën me një pamje moderne dhe klasike njëkohësisht.

Në këtë mbrëmje prestigjioze ishin të pranishëm edhe emra të njohur të skenës ndërkombëtare, përfshirë Kim Kardashian, Taylor Swift, Charli XCX, Demi Lovato dhe të tjerë, duke e bërë evenimentin një nga më të ndjekurit dhe glamurozët e Javës së Modës.

Rita Ora vazhdon të tregojë se, përtej muzikës, ajo ka një sens të jashtëzakonshëm për stilin dhe modën, duke e vendosur veten gjithmonë në qendër të vëmendjes në eventet ndërkombëtare. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Foto: Aurelien Morissard - AP

Foto: BOF/Instagram

Foto: BOF/Instagram

Foto: BOF/Instagram