LAJMI I FUNDIT:

​Më shumë se 73 mijë vende pune ‘zhduken’ brenda një viti në Kroaci

​Më shumë se 73 mijë vende pune ‘zhduken’ brenda një viti në Kroaci

Në vetëm 12 muaj, nga fundi i qershorit të vitit të kaluar deri në fund të qershorit të këtij viti, numri i të punësuarve në Kroaci shënoi rënie për më shumë se 73 mijë.

Numri i të papunëve u ngrit në më shumë se 150 mijë, që është shkalla më e lartë e papunësisë që mbahet mend për një kohë të gjatë.

Ulja e numrit të të punësuarve dhe shtimi i numrit të të papunëve janë pasojat e drejtpërdrejta të pandemisë COVID-19, e cila shënoi këtë vit.


Sipas Shërbimit Shtetëror të Punësimit (CBS), 1 milion e 512 mijë e 452 persona ishin punësuar në Kroaci në fund të qershorit. Kjo është 73,021 ose 4.6 për qind, më pak se në fund të qershorit të vitit të kaluar, kur, sipas të dhënave përfundimtare të statistikave shtetërore, gjithsej 1,585,473 njerëz ishin të punësuar në Kroaci.

Pothuajse çdo 20 qytetarë që ka punuar në mes të vitit të kaluar nuk po punon më, dhe numri i të punësuarve në atë periudhë është ulur përafërsisht me numrin e banorëve të qytetit Zara.

Në të njëjtën kohë, numri i të papunëve u rrit ndjeshëm – në fund të qershorit të vitit të kaluar, sipas të dhënave përfundimtare të statistikave të shtetit, 114,498 qytetarë ishin pa punë, dhe një vit më vonë 150,651, që është një ngritje pothuajse sa një e treta. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Botë
Kalo në kategori